Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Scholz dhe Meloni, të shërbejë si model në të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Scholz dhe Meloni shpresojnë që marrëveshja e migracionit me Shqipërinë të shërbejë si model për të përmbyllur marrëveshje të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë. Scholz tha gjatë një konference me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të mërkurën në mbrëmje, 22.11.2023.

Në Berlin, se marrëveshja është hetuar nga Komisioni i BE-së, dhe se është në përputhje me të drejtën evropiane. “Është interesante për ne ta shikojmë se si do të zhvillohet”, Pyetjes nëse marrëveshja mund të shërbejë si shembull për Gjermaninë, Scholz iu përgjigj me rezervë duke vënë në dukje lidhjen fqinjësore mes Shqipërisë dhe Italisë: “Këtu ka një specifikë që ka të bëjë me fqinjësinë territoriale mes dy vendeve: Ata i ndan vetëm një det”. Sa për Gjermaninë, Scholz tha se po përpiqet të krijojë aleanca në nivel të barabartë me vendet e prejardhjes, sidomos ato afrikane.

Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë është një “marrëveshje kornizë që duhet të plotësohet me detajet dhe normat e duhura”. Ajo tha se edhe Shqipëria do të bëjë “maksimumin për ta kthyer atë një një marrëveshje  inovative që mund të shërbente si bazë për të marrëveshje të ngjashme me vende të treta”. Se kur do të ndodhë kjo, kjo do të shihet, tha Meloni.

Marrëveshja Meloni-Rama në fillim të nëntorit shkaktoi një debat të gjërë në Gjermani, pasi edhe Gjermania dhe vende të tjera po përpiqen të gjejnë partnerë që pranojnë  refugjatë. Scholz kishte qenë në fillim të muajit vetë në disa vende afrikane, si Ghana dhe NIgeria por asnjëra prej tyre nuk ishte treguar e gatshme për të hapur qendra të tila pritjeje.

Lexo edhe :  Na paskan mashtruar? Kina “shkund” rrjetin, e vërteta pas markave luksoze

Konferenca e shtypit mes Giorgia Melonit dhe Olaf Scholz në Berlin u zhvillua pasi dy krerët e shteteve nënshkruan një plan veprimi plan veprimi për thellimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, mbrojtjes së klimës dhe migrimit. Meloni e quajti atë historike.  Konsultat e fundit qeveritare mes dy shteteve evropiane ishin zhvilluar para 16 vitesh.  /O.S

Të fundit

“Ata që shqetësohen për takimet e mia me gratë, janë burra gjysmakë!”

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës në kuadër të fushatës elektorale, ka reaguar ndaj kritikave për fokusin...

Zemra e të rinjve e rrezikuar, kontrollet që duhen para çdo aktiviteti fizik

Problemet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë edhe në popullatën shqiptare. Stili i jetës dhe kequshyerja po kërcënon nga sëmundjet e zemrës...

Rriten vjedhjet e skuterave/ Eksperti: Burim aksidenti, të targohen, policia s’i gjobit

Monopatinat apo siç njihen ndryshe si skuterët elektrikë, kohët e fundit sa vjen e bien më shumë pre e hajdutëve. Thuajse çdo ditë në...

“Pensioniste me rrogë deputeti”/ Berisha ironizon deputeten socialiste (VIDEO)

“Po jetojnë pensionistët. Çfarë, po vdesin pensionistët? Asnjë s’po vdes. Po jetojnë që çke me të!” Kështu u shpreh një ditë më parë e...

Rama: Imagjino të dërgojmë bufin në Bruksel! Do u ngrejë tavanin atyre?!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, vazhdoi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit...

Lajme të tjera

Web TV