Në bazë të statistikave kur ndahen më shumë çiftet dhe pse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja nuk është kurrë e lehtë, pavarësisht se sa kohë keni kaluar me partnerin tuaj.

Kur vjen fundi, duhet të keni respekt për personin tjetër dhe të mos mendoni vetëm për veten tuaj.

Edhe pse një bisedë ballë për ballë është mënyra më e shëndetshme për t’i dhënë fund një lidhjeje, telefonata mund të jetë një alternativë, por jo një mesazh me tekst.

Megjithatë, ka disa situata që mund të bëjnë përjashtim.

Ka muaj të caktuar që sipas statistikave divorcet pësojnë “bum”. Sipas të dhënave të kompanisë ligjore FindLaw, është muaji mars, kur përqindja e përdoruesve që kërkojnë terma si “divorci, ligji familjar, kujdestaria e fëmijëve” rritet me 50% në faqen e saj. “Ndërsa mendimet për divorcin fillojnë më herët dhe po ashtu edhe ndërmarrja e veprimeve të tilla si konsultimi me terapistin e një çifti në përpjekje për të shpëtuar martesën, shumë gra dhe burra e vonojnë vendimin”,-siç shpjegon avokati Mark Ohnstad.

Ekziston edhe një arsye tjetër pse normat e divorceve duket se rriten në muajt pas festave.

Një studim zbuloi se mes bashkëshortëve jobesnikë, 56% e burrave dhe 42% e grave e tradhtuan partnerin e tyre gjatë Krishtlindjeve.

Por ka edhe një arsye praktike pse dikush mund të vonojë përfundimin zyrtar të martesës së tyre; ndoshta ata vendosin që, nga pikëpamja tatimore, është në interesin e tyre të paraqesin një deklaratë të përbashkët të të ardhurave deri në fund të vitit, përpara se ajo të ndryshojë dhe çifti shkojnë në rrugë të ndara dhe financiarisht./   S.M

Të fundit

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Lajme të tjera

Web TV