PE-ja propozon ndryshimin e traktatit të Bashkimit Evropian për vendimmarrjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën një raport përmes së cilit propozon ndryshimin e traktatin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që blloku të jetë më i efikas dhe që të reformohet në të ardhmen. Po ashtu, në propozimin e PE-së është përfshirë heqja e të drejtës së vetos në vendimet e Këshillit dhe që vendimet të mund të kalojnë me shumicë të kualifikuar. Kjo do të evitonte në të ardhmen situata në të cilat ndonjë shtet anëtar do të bllokonte ndonjë vendim, siç ndodh tani.

Ky propozim ka shkaktuar më së shumti ndasi. Propozimet e PE-së janë në përputhje edhe me mendimet që janë shprehur nga qytetarët evropianë gjatë konsultimeve në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Po ashtu, PE-ja ka propozuar që Komisioni Evropian të ketë më pak anëtar sesa që ka vende anëtare të BE-së.

Sipas propozimit, Komisioni më pas do të quhej “Pushteti ekzekutiv evropian” dhe do të kishte 15 anëtarë dhe gjatë formimit të tij do të merrej parasysh edhe balanca gjeografike. Aktualisht, KE-ja ka nga një anëtar nga secili vend anëtar i BE-së. Sipas propozimit, presidenti i Komisionit Evropian do ta zgjidhte Parlamenti Evropian, ndërsa atë do ta konfirmonin vendet anëtare në Këshill.

Sipas traktatit që është aktualisht në fuqi, është e kundërta, pasi presidentin e zgjedh Këshilli dhe e konfirmon Parlamenti evropian. Propozimi i PE-së parasheh që të krijohet edhe mundësia e votimit të mosbesimit ndaj komisionarëve individualë. Shtetet më të vogla janë shprehur kundër këtyre ndryshimeve nga frika se me to do të zvogëlohet ndikimi i tyre, pasi ato duan që secili vend anëtar të jetë i barabartë, pavarësisht nga madhësia e tyre.

Përmes këtyre propozimeve, PE-ja kërkon që të ketë më shumë transparencë në Këshillin e BE-së dhe të bëhen publike edhe qëndrimet individuale të shteteve anëtare. PE-ja ka propozuar edhe vendosjen e disa politikave që tash janë nën kompetencat nacionale të vendeve anëtare, duke kërkuar që këto të shndërrohen në kompetencë të përbashkët të BE-së. Në këtë kuadër, PE-ja ka kërkuar që të përfshihen fushat sikurse shëndeti publik, ruajtja e mjedisit, mbrojtja civile, edukimi dhe disa të tjera.

Lexo edhe :  Shefi i NATO-s: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Ky raport në Parlamentin Evropian është miratuar me një dallim të vogël votash, me 305 për dhe 276 kundër. Ndërsa dallimi në votimin për një rezolutë që lidhet me këtë raport ka qenë edhe më i vogël, përkatësisht për të kanë votuar për 291 deputetë dhe 274 kundër. Parlamenti Evropian ka kërkuar që Këshilli, pa vonesa, të nisë procedurën për reformën e BE-së duke pasur para sysh këto propozime. /Rel/

 

Të fundit

Plas sherri në “Big Brother”, banori i ri puth Eglin, shpërthen Gjesti: Mos e prek…

Mjaftuan vetëm pak orë që banori më i ri i “Big Brother Vip”, Vserlo, të kthente shtëpinë “përmbys”. Pas përfundimit...

Megi humbi jetën ditën e Dashurisë, çifti ishte fejuar dy muaj në parë!

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Pishkash më 15 shkurt, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani...

Pse evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Donald Trump?!

Tradhtia e Ukrainës është një paralajmërim i fundit për Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj kontinental që të investojnë më shumë energji dhe...

Mbreti Charles uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. Në letrën e Mbreti...

Media amerikane: Gjirokastra, destinacioni për t’u eksploruar gjatë vitit 2025

Sipas raportit të kompanisë amerikane të udhëtimeve “Expedia”, 63% e turistëve do të preferonin të vizitonin destinacione më pak të njohura dhe më pak...

Lajme të tjera

Web TV