Ka qenë me fat një drejtues mjetit, i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk.
Mjeti tip Benz me targa AA 307 PD ka fluturuar për disa metra në ajër e më pas është përplasur në betonin e nënkalimit. Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethanat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në në kalim.
Fatmirësisht nuk ka pasur mjete apo edhe këmbësorë në ato momente në pjesën e nënkalimit, mund të kishte rezultuar fatale. /O.S