Pse ndarja me miqtë e ngushtë është më e dhimbshme se sa ajo me partnerët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshe nga marrëdhëniet romantike, ato miqësoret janë të bazuara në disa ndjesi dhe kujtime të ndryshme dhe në disa raste, edhe më përmbushëse. Është e vërtetë që për shumë njerëz, ndarja nga miqtë e ngushtë është më e vështirë dhe më e dhimbshme se ajo nga një partnerët dhe për këtë, ka disa arsye:

Është e vështirë ta lini pas të shkuarën

Nëse bëhet fjalë për miq me të cilët ke një jetë të tërë që jeni në jetën e njëri-tjetrit, është e vështirë të ndryshosh rutinën, apo të mos gjesh më dikë me të cilin të flasësh. Miqtë dinë sekrete dhe ndjesi, të cilat as partnerët nuk i dinë, ndaj ndarja me ta është shumë e dhimbshme. Gjithashtu, zhgënjimi që sjell kjo ndarje është shumë herë më i madh se ai i partnerëve.

Janë një pjesë shumë e rëndësishme në jetën tuaj

Në një pikë të jetës, të gjithë e mendojmë ndarjen nga parnterët, por jo nga miqtë e ngushtë. Ata janë atje, në çdo ndarje romantike, në momente të lumtura dhe të trishta, ndaj automatikisht, bëhen pjesë e pandarë e jetës sonë.

Keni frikë se nuk do të gjeni të njëjtën miqësi

Miqtë e ngushtë janë si uji i paktë, ndaj nëse ndodh që të ndaheni prej tyre, do të mendoni se nuk do të krijoni kurrë më miqësi të tilla, me të njëjtat ndjesi, momente të bukura dhe me mbështetje dhe dashuri të pakushtëzuar. Kjo frikë është mëse normale, por mbani në mendje se në shumë raste, jeta ju sjell përpara shumë miq të rinj, të cilët mund të jenë po aq të vërtetë dhe mbështetës sa miqtë e vjetër.

Lexo edhe :  “E ndjeva që po bie”/ Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni

Mendoni se vetëm ju po e përjetoni diçka të tillë

Në momentin që rriteni, e përjetoni ndarjen nga një partner dhe në fakt, ndarjet romantike përbëjnë një përvojë universale, pasi ka mijëra këngë e filma për to, ndërsa për ndarjen nga miqtë, shumë pak të tilla. Ndaj, ju ndiheni më të izoluar dhe mendoni se një eksperiencë të tillë po e përjetoni vetëm ju. Është e rëndësishme të kuptoni se edhe pse ndarjet mes miqve nuk janë një temë kaq e diskutuar, sërish janë shumë më të zakonshme se sa mendoni ju./E.Ç

Të fundit

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Lajme të tjera

Web TV