Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Asambleja e PS në Tiranë/ Veliaj: Duket qartë kush punon për ta çuar Shqipërinë më lart

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj, tha se ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar. E teksa jemi në prag të 111 vjetorit të Pavarësisë, Veliaj nënvizoi se edhe dyshuesi më i madh, nuk ka si e fsheh punën e bërë nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Edhe ciniku më i madh, edhe dyshuesi më i madh, kur sheh alternativën e hipjes nëpër kangjella, të futjes nëpër dritare, bllokimin e trotuarit, të rrugës, të këndit të lodrave, bllokimin e Teatrit, – bllokim, bllokim, bllokim – kacafytje nëpër pemë, kacavjerrje nëpër hekura, dhe kur shikon se ne garën e kemi me veten për t’u vetëpërmirësuar, për t’u vetëkorrigjuar për ta ngritur pak më lart stekën se ç’e kemi pasur, është dallim si dita me natën. Ju falenderoj të gjithëve për kontributin! Ishte një rezultat i mirë ai që kapëm këtë vit, 4 me 1. Nuk ishte një rezultat perfekt, sepse rezultat perfekt do ishte ai 5 me 0, për të cilin punuam. Megjithatë them se, jo vetëm në Kavajë, ku ne për pak vota nuk patëm atë që dëshironim apo atë që prisnim, por edhe në qytete të tjera, në fshatrat e tjera apo në gjithë OS-të tonë, në qendrat e votimit, kemi mundësi për të bërë pak më shumë, pak më mirë dhe pak më shpejt”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku shtoi se Tirana këto vite ka qenë epiqendra e aktiviteteve të mëdha, që do pasojnë gjithashtu me aktivitete po aq të mëdha në vitet që vijnë.

“Këtë vit Tirana ka qenë epiqendra e shumë aktiviteteve, kemi qenë Qyteti Europian i Sportit, vjet ishim i Rinisë, kryeministri dje dhe pardje organizoi një takim fantastik për diasporën për t’i kushtuar vëmendje, për të shprehur interes,  politika dhe vendimmarrje, për sa i përket gjysmës sonë të kombit që është jashtë. Ndaj, e vlerësoj faktin që motori, ajo që ka gjeneruar gjithë këtë energji pozitive mbetet familja jonë politike, Partia Socialiste e Shqipërisë. Vitin tjetër do të vijojmë me një seri aktivitetesh, Tirana do jetë kryeqendra e Ballkanit, ne marrim Presidencën e B40, ndërkohë që kryeministri ka prodhuar sukses në shumë iniciativa, duke e bërë Tiranën gjithashtu qendrën akademike të Europës, me Kolegjin e Europës dhe duke prodhuar aq shumë aktivitet, siç ishte Procesi i Berlinit, siç ishte Samiti i BE-së me Ballkanin”, vijoi Veliaj.

Lexo edhe :  Përmbytjet në Vlorë, ministria e Mbrojtjes: 4,5 ton mallra ushqimore për banorët e prekur

Një tjetër sukses i bashkëqeverisjes së mirë, sipas Veliajt ka qenë rritja e ndjeshme e numrit të turistëve dhe fokusi te teknologjia.

“Sot ne kemi thyer një rekord të numrit të turistëve, të numrit të hoteleve ku ti nuk gjen vende dhe të një ekonomie lokale, e cila në 2015 filloi me 25 % të ekonomisë tonë fasoneri-tekstile, 25% fasoneri këpucësh, dhe sot jemi në një situatë ku falë këtij vizioni të kryeministrit, të qeverisë socialiste dhe të familjes sonë, Tirana prodhon 25% teknologji informacioni dhe 25% gjenerohet nga turizmi. Një transformim total. Dua të falenderoj kolegët në Bashki për mënyrën se si po mbyllim plagët e fundit të lëna nga tërmeti dhe kur shikoj se si po marrin çmime shkollat dhe kopshtet në Kamzë, Rrogozhinë, Vorë, jam vërtet krenar për punën që kanë bërë kolegët”, përfundoi Veliaj./e.t

Të fundit

Rëndësia e ledhatimeve në rritjen e shëndetshme të fëmijëve!

Lindja dhe rritja e një fëmije është e shoqëruar padyshim me dashurinë e prindërve dhe të familjarëve, ku një...

Rafa Nadal tërhiqet nga tenisi: Është momenti i duhur

Rafael Nadal, tenisti i famshëm, njofton tërheqjen e tij nga ky sport. Në moshën 38-vjeçare, Nadal vendosi të largohet: “Është momenti i duhur. Pas 2...

Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë, Begaj: Mirë se vjen miku i Shqipërisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka nisur zyrtarisht vizitën në Tiranë. Kreu i Shtetit turk është pritur me ceremoni zyrtare në Presidencë nga homologu...

Çyrbja la mandatin e deputetit, Basha: Rama e detyroi të largohet se iu tundën prangat

Lulzim Basha është i pari nga radhët e opozitës që ka reaguar pas vendimit të ligjvënësit socialist Jurgis Çyrbja për të dorëzuar mandatin e...

40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut!

Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie, në...

Lajme të tjera

Web TV