Ndotja e ajrit, përgjegjëse për më shumë se 250 mijë vdekje në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grimcat e ndotura të imta të ajrit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 250.000 personave në Bashkimin Evropian më 2021, thuhet në një raport të Agjencisë Evropiane për Mjedis (EEA).

Grimcat e imta apo PM2.5, iu referohen grimcave që kryesisht krijohen nga tymi që lirohet nga makinat dhe termocentralet me qymyr.

Këto grimca të imta mund të hyjnë thellë në traktin respirator, duke shkaktuar rrezik që njerëzit të preken nga bronkiti, astma dhe sëmundje të mushkërive.

“Sipas vlerësimeve të fundit të EEA-së, të paktën 253.000 vdekje në BE më 2021 u janë atribuuar ekspozimit ndaj grimcave PM2.5, që ishin të ndotura përtej nivelit të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, u tha në raportin e kësaj agjencie të BE-së.

Agjencia tha se këto vdekje “ka qenë e mundur që të shmangen… nëse përqendrimet e grimcave të imta do të ishin në nivelin e rekomandimeve të OBSH-së”.

Raporti paraqet shifra më të larta të vdekjeve krahasuar me vitin 2020, kur për shkak të ndotjes së ajri ishte vlerësuar se kishin vdekur 238.000 persona.

Sipas Agjencisë Evropiane për Mjedis rritja e numrit të vdekjeve mund të shpjegohet me rritjen e ekspozimit ndaj ndotësve dhe me rritjen e mortalitetit në Evropë, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19./O.S

 

Të fundit

Tronditëse/ Sherr brenda familjes, daja plagos nipin

Një konflikt në një rrjet familjar në Kuçovë, ka bërë që daja të plagosë me thikë djalin e motrës. Specialistët...

A të shkakton vërtet thinja stresi?

Folikulat e flokëve tanë përmbajnë një substancë që quhet melanocytes me anë të saj qelizat prodhojnë pigmentin që na jep ngjyrën natyrale të flokëve....

Miratimi i marrëveshjes për emigrantët/Rama: Shqipëria e Italia përballë sfidës guximshme

Ka reaguar kryeministri Edi Rama pas miratimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Rama: Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet...

“Ti themi, po Europës”/ Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin si kandidat për president

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut. Kjo vjen pas disa ditëve...

Përmbledhje e rastit të gjyshes dhe babait që abuzonin me djalin e mitur në TikTok

Dje, 67-vjeçarja Natasha Rombula dhe djali i saj, Armando Kumaraku, 44 vjeç janë arrestuar nga policia, për shkak se shfrytëzonin djalin e mitur të...

Lajme të tjera

Web TV