Reformën zgjedhore do e bëni me Bashën?/Ironizon Rama: Ku është ky se kam kohë që s’e di?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën gjatë konferencës për shtyp. I pyetur nga gazetarët nëse do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Bashën, Rama ironizoi duke thënë “ku është ky se kam kohë që nuk e di”.

Gazetarja: A do e bëni Reformën Zgjedhore me Bashën.

Rama: Këtu jemi që ju të bëni pyetje. Unë kam nevojë t’iu bëj një pyetje. Ku është ky. Se ka kohë që nuk e di. Ku është ky?

Gazetarja: Në zyrën e tij duhet të jetë.

Rama: Do të pyes ku e ka zyrën dhe pastaj do ngatërrohemi me keq.

Gazetarja: Regjistri politik njeh  Bashën. Çuçi ka deklaruar si kryetar të PD njohim Bashën dhe vetëm me të do ta bëjmë reformën. Do ta bëni me deputet e Bashës që janë pakicë?

Rama: Pyetja ime është, ku është ky? Mbase ishte edhe si një impuls i brendshëm nga një kujtesë që më sjell gjithmonë buzëqeshje kur dëgjoj këtë emër. Të thuash a do ta bësh këtë gjë me Bashën dhe të kërkosh, në rastin tim unë, se Çuçi mbase se njeh sa unë, i bie të marrë një angazhim që edhe mund të mos e mbajë dhe tjetri mund të mos shfaqet fare. Kjo është një shaka më shumë se gjysma e të vërtetës.

Thelbi është ky. PD e bekuar si një e jashtëzakonshme për Shqipërinë kur lindi është katandisur në diçka që nuk e di. Është një histori unikale edhe ka emra që po e dimë që kanë një lidhje me emrin e PD. Pastaj s’dimë ca lidhje ka PD me këtë emër me atë emër. Reforma zgjedhore ka rëndësinë e vet. Janë disa aspekte të saj që duhen prekur. Është një element që buron nga vendimi i GJK. Në këtë rast kemi një komision, se zgjedhim ne kush është ky kush është ai. Ai komision do bëjë reformën. Se kush është kush aty, mbase ndonjë ditë do e gjejnë vetë ata. Komisioni ka gjithë mundësinë që të na japë një propozim për draftin, pastaj do shohim sa vullnet do ketë në sallë. Nëse do ketë 84 vota do kalojë./e.t

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV