Hapi më i rëndësishëm kur jeni në kulmin e nervave me fëmijën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të bëhesh prind do të thotë të përkulesh në një slitë emocionale si asnjëherë më parë. Nga kënaqësia e jashtëzakonshme deri te thellësitë e frikës dhe shqetësimit, dhe nivelet e zhgënjimit dhe zemërimit që nuk i imagjinonim kurrë si të mundura. Nuk na pëlqen të flasim aq shumë për dy të fundit, por na ndihmon nëse e bëjmë. Çdo prind zemërohet me fëmijën e tij. Fëmijët kanë emocione të mëdha që nuk mund t’i përballojnë dhe ata sillen në mënyra që nuk kanë fare kuptim për trurin tonë të zhvilluar. Sigurisht, jemi të frustruar. Por kur humbasim qetësinë, gjithmonë i bën gjërat më keq.

Një këshillë e zakonshme që terapistët u japin prindërve është që si fillim “të vënë maskën e oksigjenit”. Arsyetimi është se nëse nuk keni oksigjen të mjaftueshëm në trurin tuaj, nuk do të jeni në gjendje të mendoni qartë për të ndihmuar fëmijën.

E thënë më qartë merrni kohë për të qetësuar pulsin tuaj.

Kjo ju jep një shans për të vlerësuar dhe për t’u përgjigjur në vend që thjesht të bërtisni. Në atë moment ju gjithashtu mund të ngadalësoni frymëmarrjen dhe të përpiqeni të relaksoni muskujt e fytyrës.

Ruajtja e vetë-rregullimit kur fëmija juaj ju frustron është një nga aftësitë më të fuqishme prindërore që mund të keni në repertorin tuaj. Nuk do të jetë e aksesueshme për ju çdo herë, por duke punuar me teknikat mund të ndihmojë që momentet të mos kalojnë në situata të pakëndshme./E.Ç

Të fundit

Shembje gurësh në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi

Një masiv shkëmbinjsh është është shembur në Rrugën e Arbrit duke bllokuar qarkullimin e automjeteve me drejtim nga Qarku...

Të shtëna me armë zjarri në Koplik, plagoset 32-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Shkodër. Policia njofton se rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të...

Ikja pa kthim, 604 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë në një vend të BE-së në 20 vjet

Janë 604 mijë shqiptarë që janë pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e fundit, sipas të dhënave të...

Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që ka zbarkuar në Tiranë

Nga Mero Baze Mbajtja sot e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE për planin e ri të rritjes, si dhe ai i një dite më...

Berisha: Dy takimet në Tiranë nuk ishin samite

Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy samitet e mbajtura në Tiranë në dy ditët e fundit. Berisha tha se të dyja takimet...

Lajme të tjera

Web TV