Konferenca/ Rama analizon dhe “orienton” drejtësinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një koferencë të gjatë shtypi, kryeministri Edi Rama në 110 minuta analizoi zhvillimet politike në vend, por mbi të gjitha çështjet e drejtësisë. Thuajse pas çdo fjale të gjatë kreu i qeverisë vijoi të këmbëngulte se “nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë”, por gjithsesi në analizën si kryeministër i ka sygjeruar jo pak edhe për çështjet që SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) duhet të shohin me proritet. Kreu i qeverisë u ndaj në vendimin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë nga Garda e Republikës katër protestues. “Krime shtetërore si ajo e 21 janarit, historia mëson se vonojnë të zbardhen por nuk mbeten kurrë pa zbardhur.Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën dhe ligjin dhe dhimbjen e familjarëve të viktimave. Është koha që drejtësia e re të reagojë”-tha kryeministri. Më tej Rama u shpreh se ende nuk ka dijeni nëse SPAK ka rihapur hetimet për çështjen e 21 janarit, por nëse kjo do të ndodhte u shpreh se do e ndiqte me padurim. “Nuk jam dijeni të ketë hapur çështje SPAK apo të ketë marrë përsipër çështjen e 21 janarit por nuk e fsheh që e pres me padurim në sensin e një gjëje që ka më shumë se 10 vjet dhe një nga pengjet më të mëdha që ka ky vend, që ai krim, krimi më i madh i mundshëm shtetëror në një vend demokratik të zbardhet dhe përgjegjësit të ndëshkohen”. Duke iu referuar vendimit të Strasburgut, kryeministri thotë se gjykata ka vendosur gishtin drejtpërdrejtë te autoritetet ekzekutive të kohës dhe kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë. “Vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga urdhri, i cili ka ardhur nga maja, por nga ana tjetër, Gjykata nënvizon, vë gishtin dhe te krimi i pengimit të drejtësisë”. Ndërsa ishte po në këtë analizë si pjesë të dytë të fjalimit të tij renditi kaosin në Parlament të shkaktuar nga opozita, të cilën e quajti një dhunë e cila përbën vepër penale. Ndërsa sa i takon ftesës së deputetit të opozitës Gazmend Bardhi për dialog lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore, Rama tha se nuk ka asgjë për të negociuar ndërsa paralajmëroi se në javët që vijnë do të bëhen ndryshime në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore. “Nuk negociojmë me non gratat e zëdhënësit e tij. Kaosi në kuvend është për hallin e Berishës me drejtësinë e re. Presim që drejtësia të veprojë me drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës të tjetrit. Nuk ka asgjë për të negociuar. S’mund të hetojnë thashethemet që nxjerrin vetë. Ne do të bëjmë rishikimin e legjislacionit për krijimin e Komisioneve Hetimore.” tha Rama. Në një prej komisoneve që opozita kërkon të ngrejë është ai u udhëtimeve të kryeministrit dhe familjes së tij me avionë çarter sipas opozitës, por Rama e mohoi diçka të tillë. “Kurrë! Kurrë! Asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike. Biletën e fëmijës apo bashkëshortes e kemi paguar vetë”-tha ai.

 

Beleri një “çështje drejtësie”

 

Sa i takon çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i arrestuar prej 12 majit 2023, Rama përsëriti qëndrimin se nuk do të ndërhyjë tek drejtësia e re dhe u ndal tek kërcënimi i Greqisë me veto. “A mundet Greqia të bllokojë? Edhe mundet, po pastaj… Nëse do të ndodhë, kur të ndodhë do të dëgjoni komentin tim. Do të ishte shumë jo serioze që Shqipëria që njihet botërisht si një vend krejt ndryshe nga ajo që ishte” Sa i takon marrëveshjes me Italinë u shpreh i bindur se është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shprehu shqetësim për paralajmërimin e grupit të Rithemelimit se do e padisë në Kushtetuese. “Mendoj se marrëveshja është krejt në rregull me Kushtetutën e Shqipërisë. Është një marrëveshje shumë pozitive për Shqipërinë për njëmijë e një arsye, por nuk ka asnjë problem nëse e çojnë në Gjykatë Kushtetuese”- u shpreh Rama. Duke u pyetur për polemikat që ka shkaktuar SPAK, Rama u shpreh se është hera e parë që drejtësia vepron vetë, dhe jo sipas urdhrave nga politika. SPAK ka ngjallur shumë polemika siç shihet sepse SPAK ka trazuar një ujë të ndenjur prej 100 e kusur vitesh.  Si ata që thonë që janë shpëtimtarët e shumëpritur të kombit tek ata që thonë është mjet represioni që e përdor Edi Rama. Këta të dytët janë në hall. Unë i kuptoj por nuk i ndihmoj dot. SPAK është e para strukturë e pavarur bashkë me gjykatën. Detyra ime është që unë, qeveria e shumica që udhëheq të mbështes SPAK pa kushte. Pa kushte që do të thotë se edhe kur kemi gjëra për të thënë të mbyllim gojën”. Kryeministri Edi Rama mbrojti dhe koncesionin e sterilizimit si një nga veprat më të rëndësishme që ka sjellë transformimin në shëndetësi. Ndërsa sa i takon akuzave të SPAK për kosto të pajustifikueshme, që gjenden në dosjen e ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj, Rama u shpreh se nuk i takojnë atij të bëjë llogaritë megjithatë la të hapur mundësinë e analizimit të këtij procesi. “Në vijim sipas të dhënave më të konsoliduara do të bëjmë diskutimin dhe analizat tona. Ka dhe një analizë tjetër që s’e kam bërë unë por dikush mjaft e zonja për të bërë llogaritë, një kritike dashamirëse e kësaj qeverie. Në atë llogari del që unë jam bërë shumë kurioz dhe kam kërkuar opinion të dytë dhe më ka ardhur po i njëjtë, që përfitimi i shtetit nga ky partneritet është më i madh sesa të gjitha fryrjet që ne mund ti marrim të mirëqëna”.

 

 

Reforma zgjedhore me Bashën?

Rama: Ku është ky, se kam kohë që s’e di?

Kryeministri Rama u pyet për Reformën Zgjedhore me Bashën, por ironizoi jo vetëm kryetarin zyrtar por edhe grupimet që secili pretendon se është “përfaqësues i PD-së”. Megjithatë Rama tha se do të presë propozimet e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe më pas të mendojnë për sigurimin e 84 votave në Parlament.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën gjatë konferencës për shtyp. I pyetur nga gazetarët nëse do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Bashën, Rama ironizoi duke thënë “ku është ky se kam kohë që nuk e di”. Reformat zgjedhore kërkojnë shumicë të cilësuar dhe janë ndër rastet ku nevojitet bashkëpunimi me opozitën. Megjithatë kreu i qeverisë ka ironizuar PD-në dhe “liderët e saj”, si Bashën, ashtu edhe Berishën me grupimin e tij. Duke iu referuar Bashës rama u shpreh: “Pyetja ime është, ku është ky? Mbase ishte edhe si një impuls i brendshëm nga një kujtesë që më sjell gjithmonë buzëqeshje kur dëgjoj këtë emër. Të thuash a do ta bësh këtë gjë me Bashën dhe të kërkosh, në rastin tim unë, se Çuçi mbase se njeh sa unë, i bie të marrë një angazhim që edhe mund të mos e mbajë dhe tjetri mund të mos shfaqet fare. Kjo është një shaka më shumë se gjysma e të vërtetës”tha Rama sipas tij, “PD e bekuar si një e jashtëzakonshme për Shqipërinë kur lindi është katandisur në diçka që nuk e di. Është një histori unikale edhe ka emra që po e dimë që kanë një lidhje me emrin e PD. Pastaj s’dimë ca lidhje ka PD me këtë emër me atë emër. Reforma zgjedhore ka rëndësinë e vet. Janë disa aspekte të saj që duhen prekur. Është një element që buron nga vendimi i GJK. Në këtë rast kemi një komision, se zgjedhim ne kush është ky kush është ai. Ai komision do bëjë reformën. Se kush është kush aty, mbase ndonjë ditë do e gjejnë vetë ata. Komisioni ka gjithë mundësinë që të na japë një propozim për draftin, pastaj do shohim sa vullnet do ketë në sallë. Nëse do ketë 84 vota do kalojë.”-tha Rama.

Lexo edhe :  Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

 

Basha: Rama u shfaq për të mbrojtur korrupsionin

 

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, në lidhje me Reformën Zgjedhore. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shprehet se Rama u shfaq për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij dhe për t’i bërë presion drejtësisë. Më tej shton se kreu i qeverisë kërkon të mbaj në këmbë marrëveshjen e 2008-ës. “Sot Edi Rama u shfaq sërisht për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij. Atë që ka bërë me Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Elvis Roshin e dhjetra të tjerë, sot e bëri me Ilir Beqajn. Edi Rama sot u mundua të shantazhojë drejtësinë duke marrë në mbrojtje aferën korruptive të sterilizimit, siç ka bërë edhe me inceneratorët. Një përpjekje e dëshpëruar për t’i bërë presion drejtësisë. Sa i përket Reformës Zgjedhore, është tashmë e ditur se Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-ës, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan. Edi Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot. Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha”, ka deklaruar Basha.

 

Emigrantët në Kushtetuese

 

Kryeministri, Edi Rama tha se nuk është i shqetësuar mbi deklaratën e grupit të Berishës për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Duke ironizuar situatën ku ndodhet opozita, Rama tha se kushdo është i lirë ta çojë marrëveshjen në GJK, pavarësisht se kjo e fundit, sipas tij është në përputhje me kushtetutën. “Megjithatë, nuk ka rëndësi se kush është mbledhur dhe në cilën mbledhje ka qenë se ka shumë deklarata që bëhen në drejtime të ndryshme në emër të të bekuarës PD që vuan sot si një flamur i shpresës së shqiptarëve dikur mallkimin e një historie të dhimbshme për hir të së vërtetës. Është përgjegjësi, e drejtë, liri e çdokujt që e ka një status të caktuar në lidhje me një çështje të caktuar t’i drejtohet gjykatës Kushtetuese. Mendoj se marrëveshja është krejt në rregull me kushtetutën e Shqipërisë. Është një marrëveshje shumë pozitive për Shqipërinë për njëmijë e një arsye, por nuk ka asnjë problem nëse e çojnë në GJK”- u shpreh Rama. Ndërsa I pyetur për aferë të mundshme korruptive në projektin Eco Park në Durrës, Rama tha se ishte një gangrenë dhe tashmë ai vend po kthehet në normalitet duke e transformuar për mirë të gjithë zonën e Porto Romanos. “Në Durrës ka rënë një tërmet që ka shkatërruar dynjanë atje. Nga ana tjetër në zonën ku është ndërtuar Eco Park ka qenë gangrena më e madhe e Shqipërisë së PD. Një turp i pashoq në fytyrën e këtij vendi me mal plehrash që digjeshin në natyrë. Me kamerat e mediave më të mëdha europiane që bëjnë reportazhe për turizmin në Shqipëri, duke u tallur me cinizmin më të madh me vendin tënd dhe timin bashkë. Baza e atij ndërtimi janë rrënojat e godinave të prishura nga tërmeti. Nëse nuk është edhe ky një rast për procedurë të përshpejtuar ku duhet të pastrosh male të tëra me rrënoja dhe i shfrytëzon për të mbyllur një plagë historike atje s’ka asnjë aryse tjetër në botë për të bërë asgjë shpjet. Kjo është përgjigja ime. Projekti Eco Park ka transformuar zonën e Porto Romanos nga një landfillu ku hidheshin mbeturinat në një park ekologjik për qytetin e Durrësit. Hapësira e Eco-Park është një territor prej 155 mijë metrash katrorë. Bashkia e Durrësit derdhte çdo vit rreth 80-90 mijë tonë mbetje në Porto Romano, por tashmë mbetjet dërgohen në landfillin e sharrës. Dizajni për Eco Park është frymëzuar nga mozaiku i famshëm romak, ‘Bukuroshja e Durrësit’, i cili shërben si një metaforë për shndërrimin e një vendi të ndotur në një hapësirë ​​publike për rekreacion dhe edukim mjedisor”-tha Rama. Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për dhënien me qira 1 euro të 57 mijë metrave katrorë në Portin e Vlorës për të ndërtuar një kompleks rezidencial. Duke e quajtur një investime me rëndësi strategjike për vendin, Rama tha se investime të tilla nuk duhet të vihen në pikëpyetje pasi sjell ndikime të mëdha të turizëm. “Në Vlorë do të ndërtojmë një nga 4 portet turistike të Shqipërisë. Ky është një ndikim i jashtëzakonshëm dhe nuk ka asnjë arsye ne botë për të vënë në pikëpyetje të tilla investime që kanë një rëndësi strategjike për vendin tonë. Kur vendosen pikëpyetje lidhur me mënyrën si stimulohen investimet strategjike ne turizëm është mirë të  kihet parasysh se çfarë bëjnë vendet e tjera. Investitorë shumë të rëndësishëm që na afrohen kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria për të investuar në turizëm. Ne nuk jam direkt mbështetje financiare, por fakti që e kërkojnë do të thotë se ndodh në shumë vende të tjera”- u shpreh numri një i qeverisë./kb

 

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV