Balla: “Goditen”çdo ditë shpërndarësit e drogës, po hetohet për ‘kokat’ e grupit kriminal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar ditën e sotme sa i takon “goditjes” nga Policia e Shtetit ndaj shpërndarësve dhe kultivuesve të lëndëve narkotike në vend.

Ai thotë se janë arrestuar e proceduar së fundmi 19 persona, përkatësisht në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë.

“Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrotjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. #PaketaeSigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës. Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

Në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë, u arrestuan, ndaluan/proceduan 19 shtetas. U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.

Vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër”, thotë ministri./O.S

Të fundit

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste,...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Lajme të tjera

Web TV