Festivali i Shkollave Artistike/ Manastirliu: Mbështetje për zhvillimin e talenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 28-29 Nëntorit, është zhvilluar në Liceun Artistik, edicioni i parë i ‘Festivalit të Shkollave Artistike’ nga i gjithë vendi. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në këtë aktivitet, ku theksoi mbështetjen për shkollat artistike.

“Fokusi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të jetë tek shkollat artistike, për t’i dhënë shkollave artistike një tjetër dimension, një tjetër vlerë. Sepse këtu janë talentet që do të ndrijnë skenat, jo vetëm shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare”,– tha Ministrja Manastirliu.

Nxënës nga 13 shkollat artistike në vend, kanë performuar me pjesë të ndryshme klasike në këtë aktivitet, i cili u mbajt tek Liceu Artistik në Tiranë, në kuadër të festave kombëtare. Kjo është një iniciativë e shkollave artistike, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit./O.S

Të fundit

Kush ishte Afërdita Selimi, zëri i Radio Tirana që s’do të dëgjohet më nga shqiptarët

Zëri që ka shoqëruar shqiptarët për vite me radhë në Radio Tirana për çështjet sociale dhe ekonomike nuk do...

Çfarë po ndodh? Ambasadori britanik prej orësh në SPAK, detajet e para

Ambasadori britanik Alastaier King Smith ndodhet prej dy orësh në SPAK, ku po zhvillon një takim me prokurorët. Paraprakisht mësohet se temë e takimit janë...

A është Shqipëria gati për t’u anëtarësuar në BE? ja si përgjigjet Rama

Duke folur për median, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se...

“Ju i dënoni, ne i lirojmë”/ Basha: “Amnistia Penale”, mesazh për drejtësinë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat ka deklaruar se Amnisti penale është një mesazh për drejtësinë. Ai tha se një...

Tronditëse/ Sherr brenda familjes, daja plagos nipin

Një konflikt në një rrjet familjar në Kuçovë, ka bërë që daja të plagosë me thikë djalin e motrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e...

Lajme të tjera

Web TV