Hasani në takimin me Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel më 28-29 Nëntor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim i cili do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel në datat 28 dhe 29 Nëntor 2023.

Ky takim i rëndësishëm shërben për të bërë një pasqyrim më të gjerë të agjendës së NATO-s, ndërkohë që ajo po fillon të fokusohet në prioritetet kryesore dhe arritjet në kuadër të 75-vjetorit të saj, i cili përkon dhe me mbajtjen e Samitit të Uashingtonit në Korrikun e vitit të ardhshëm.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri Hasani do të ketë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare si Turqia, Belgjika, Çekia, Danimarka, Estonia etj.

Menjëherë pas përfundimit të ministerialit të NATO-s, Ministri Hasani do të udhëtojë për në Shkup për të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE, në datat 30 Nëntor-1 Dhjetor./O.S

Të fundit

A e dini se në cilën moshë njerëzit janë më të pakënaqur?

Një studim i ri ka treguar se në cilën periudhë të jetës njerëzit janë më të palumturit. Hulumtimi nga...

Si ta dini nëse një djalë ju pëlqen apo thjesht po luan me ju?

Djemtë mund të jenë vërtetë të vështirë për t’u lexuar. Por ajo që mund ta bëjë më të lehtë është kërkimi i disa shenjave...

Trump fiton Karolinën e Jugut/ Mposht lehtësisht Nikki Haley

Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas një fitoreje masive ndaj Nikki Haley në Karolinën e Jugut, raporton BBC. Ish-presidenti fitoi ndaj...

“Ikin dy dhe hyjnë tre”, njihuni me banorët e rinj që u bënë pjesë e garës së BBVA

Koreografi Albi Nako dhe këngëtarja Arta Kabashi janë personazhet të cilët nuk do të jenë më pjesë e shtëpisë më të ‘zhurmshme’ në Shqipëri....

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 25 shkurt 2024

Sot, më 25 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.5 lekë dhe shitet 96.4 lekë. Euro sot blihet me 103.5 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV