Një banesë është përfshirë nga flakët në Laç, ku si pasojë kanë pësuar djegie në trup dy persona.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:30, ku banesa ka marrë flakë nga shpërthimi i një bombule gazi.
Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.