Pas gati një dekade udhëtimi, një burrë danez është bërë personi i parë që viziton çdo vend në botë në një udhëtim të pandërprerë pa fluturim.
44-vjeçari Thor u nis në tetor 2013 në një mision ambicioz që ai priste se do t’i kushtonte katër vjet.
Ai mbërriti në vendin e tij të 203-të dhe të fundit – Maldivet – në bordin e një anijeje kontejnerësh, duke shënuar fundin e një aventure 3,512-ditore.
Ai kaloi të paktën 24 orë në secilin vend, duke udhëtuar me këmbë, makinë, autobus, tren dhe varkë – duke përfshirë 37 anije me kontejnerë.
“Në këtë pikë, për mua, hipja në një anije me kontejner nuk është shumë e ndryshme nga hipja në një autobus të qytetit,” qeshi ai.
Pedersen tha se ndërsa të tjerët kishin vizituar çdo vend duke përdorur aeroplanë, ai është i pari që ia doli ta udhëtojë botën krejtësisht pa fluturim./E.Ç