Sipas studimeve të fundit zënkat janë sekreti i një martese të qëndrueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeni i martuar dhe grindeni gjatë gjithë kohës? Mos u shqetësoni. Edhe çiftet më të mira zihen herë pas here. Ndërsa dashuria mund të sjellë ngazëllim, përvoja e të qenit në një marrëdhënie afatgjatë është shpesh e mjerë dhe e lodhshme.

Komediania Lucy Porter thotë se ”martesa është në thelb të zgjohesh çdo ditë, dhe të shohësh të plaket para syve fytyrën e personit që dashuron”, dhe e krahason atë përvojë me skenën në fund të filmit ”Raiders of the Lost Ark” ku shkrihen fytyrat e nazistëve.

Kjo ndodh me më të mirët prej nesh. Merrni rastin e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të fotografuar javën e kaluar në atë që The Neë York Post e quajti një “bisedë të tensionuar” ndërsa pozonin në tapetin e kuq për premierën e filmit të saj të ri “The Mother”.

Ditë para kësaj, u bë virale një video që tregonte Ben duke përplasur me nerv derën e makinës ku sapo kishte hipur Jennifer. Dhe kanë kaluar disa muaj që kur ata “u grindën” gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy, të pavetëdijshëm që ishin para kamerave (më vonë Affleck i tha ‘Hollywood Reporter’ se ai thjesht po përpiqej t’i jepte JLo pak hapësirë për t’u intervistuar nga moderatori Trevor Noah).

Edhe çfarë pastaj? Edhe nëse ata po debatonin (gjë që sipas Daily Mail, që angazhoi një ekspert për leximin e buzëve, është një pretendim i rremë), kjo është e natyrshme për një çift. Ose po marr rastin e vetes time. U martova vitin e kaluar, dhe debati ynë i parë nisi kur lëshova pa dashje gazra teksa po hanim peshk dhe patatina në një varrezë.

Nuk ishte një darkë romantike me qirinj. Megjithatë ajo mendoi se e kisha shkatërruar atë moment. Nëse i hipin nervat, ajo nuk përmbahet. Në marrëdhëniet e mia të mëparshme me partnerë që nuk i kishin qejf zënkat, gjërat ishin shumë më të qeta.

Lexo edhe :  Çmimet SAG: Lista e plotë e fituesve

Psikologu Ed Tronick beson se konfliktet e ashpra, janë vendimtare për zhvillimin tonë social dhe emocional. Duke punuar përmes tyre, ne ndërtojmë lidhje më të thella dhe të qëndrueshme. Në librin e tij “Fuqia e mosmarrëveshjes”, të shkruar bashkë me Dr. Claudia Gold, ai thotë se “keqkuptimet janë të nevojshme për të siguruar riparimin e një raporti, gjë që ofron energji për rritje dhe ndryshim”.

“Dy njerëz kalojnë nga keqkuptimi në mirëkuptim, ata lidhen më shumë me njëri-tjetrin”- thekson ai. Edhe unë jam dakord. E si mund të njihni dikë pa e ditur se çfarë e mërzit atë? Dhe si mund ta njihni dhe t’i besoni vërtet marrëdhënies tuaj, pa e ditur se mund të debatoni dhe t’i mbijetoni debatit?

Prandaj le të rrimë të qetë në lidhje me Ben dhe Jennifer. Të jesh në një lidhje, është një angazhim i vështirë, masje edhe pa mbikëqyrjen intensive nga të qenit një çift i famshëm. Nuk është se duhet të rrimë me ta, dhe të përballemi me pasojat e debateve të tyre.

Siç thotë komediani dhe podkasterja Grainne Maguire, i fiksuar pas çifteve të famshëm: “Ata janë dy personalitete me peshë, që do të krijojnë drama, fërkime dhe zënka. Unë jam shumë i lumtur që ata janë rikthyer bashkë. Por s’do të doja të isha shoku i tyre më i mirë”.

Zënkat e një çifti, janë një spektakël po aq tërheqës për t’u parë sa sportet e përgjakshme në arenat e Romës së lashtë. Nuk besoj se janë e vetmja, që afrohem dhe përgjoj poshtë dritares sa herë që dëgjoj fqinjët të debatojnë me tone të larta midis tyre, se cilin kosh me mbeturina duhet ta nxjerrin këtë javë. Megjithatë e përsëris:zënkat dhe përplasjet janë krejtësisht normale në çdo marrëdhënie. Një këshillë nga unë:mos u frikësoni, pasi do të jeni mirë./E.Ç

Të fundit

U tha se thumboi Arbana Osmanin për ‘Big Brother VIP’, reagon Dea Mishel

Një postim i Dea Mishel gjatë spektaklit të kaluar të 'Big Brother VIP Albania 3' shkaktoi disa polemika në...

A ka pasur Shqipëria Aleks Navalny-t e saj?

Nga Ylli Pata Historia e eleminimit të njeriut që mund t’i trondiste pushtetin Vladimir Putinit ka marrë sot kryeartikutjt e mediave kryesore në botë. Disa thonë...

“Duke shty procesin”, Rama shfaqet pas komisionerit Varhelyi, e shoqëron drejt…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social “Instagram” një foto ku shfaqet duke shoqëruar komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi...

Berisha: Fondi prej 6 miliardë eurosh është “mollë e ndaluar “ për Shqipërinë

Gjashtë miliardë euro, ky është fondi që Bashkimi Evropian ka planifikuar të ndajë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e...

Veliaj në Njësinë 8: Hapja e partisë do na sigurojë fitore absolute për mandatin e katërt

Edhe pse na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare të 2025, Partia Socialiste në kryeqytet ka ndezur motorët për të siguruar një mandat tjetër....

Lajme të tjera

Web TV