Bëji vetes këto 12 pyetje dhe zbulo nëse ke trauma nga fëmijëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të jetë e vështirë që të pranosh një traumë fëmijërie, veçanërisht kur e di historinë dhe origjinën e saj. Në fakt, për shumë njerëz është më e thjeshtë që të qëndrojnë në mohim të vazhdueshëm dhe të mos e pranojnë se kanë një traumë që buron nga fëmijëria e tyre. Shpesh, ata përqafojnë mendësinë: “Edhe çfarë? Të gjithë kanë trauma”, çka i mban ata të ngecur në mohim.

Sipas terapistes Kaytee Gillis, është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se një histori traumatike sjell edhe fajin, pendesën dhe një sërë ndjenjash negative, por nëse këto ndjesi fshihen dhe shtypen, dalin në mënyra të papritura. Shumë njerëz përjetojnë emocione negative kur duan që të shërohen prej traumave, të tjerë, mund të kenë vështirësi të tilla që provokojnë pasiguri, por sërish, traumat duhen zgjidhur.

Nëse mendon se ka një mundësi që traumat e së shkuarës të ndikojnë në jetën tënde në të tashmen, disa pyetje mund të të ndihmojnë të identifikosh ndikimin e tyre. Qetësohu dhe bëji vetes këto pyetje:

1. Kur mendoj për fëmijërinë ndjej trishtim dhe pikëllim? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

2. A kam vështirësi në marrëdhënie me familjarët? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

3. Mendoj se njerëzit do të më braktisin?
(Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

4. A kam probleme me lidhjet miqësore apo romantike dhe mendoj se nuk do jem në gjendje të krijoj një raport të shëndetshëm?
(Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

5. A mendoj se nuk jam i/e mjaftueshëm/me në dashuri? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)6.

6. A ka periudha të gjata kohore që s’i mbaj mend nga fëmijëria? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

7. E kam të vështirë të qëndroj me familjarët edhe për një kohë të shkurtër, pasi mund të ndihem sikur më kontrollojnë ose nuk më kuptojnë? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

Lexo edhe :  Shtëpia e Freddie Mercury në shitje për 30 milionë paund

8. Ndihem ndryshe, apo i shkëputur nga marrëdhëniet me të tjerët (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

9. Kam histori me përdorimin e substancave narkotike, alkoolin, apo edhe ushqimin e pashëndetshëm? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

10. E kam të vështirë t’u besoj njerëzve, pasi mendoj se do më zhgënjejnë në fund? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

11. A kam tendencën që të reagoj më shumë seç duhet (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

12. A kam qenë ndonjëherë i/e dhunuar seksualisht, emocionalisht, fizikisht, apo verbalisht nga dikush që supozohej të kujdesej për mua?

Përdori këto pyetje si një guidë për ta njohur më mirë veten. Nëse përgjigjet të lëndojnë, apo targetojnë një ndjesi ankthi tek ti, me shumë gjasa, është një histori e ndjeshme dhe një “zonë e prekur nga traumat”. Është e rëndësishme të kuptosh se trauma do të manifestohet edhe në ngjarje që s’kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të, por sidomos në ato që të ngjallin kujtime dhe mendime të braktisjes, dhunës dhe shumë përjetime të tjera.

Në përgjigjen e pyetjeve nuk ka një mënyrë “të saktë” se si mund të ndihesh. Është okay të përjetosh ankth, të qash, ose të mos ndikohesh fare. Gjithsesi, përgjigju me sinqeritet./E.Ç

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV