Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin e dytë duek shënuar po ashtu tre gola. Aranutovic, Frattesi dhe Sanchez me penallti i dhuruan barazimin italianëve që shkojnë në kuotën e 11 pikëve. Inter është i kualifikuar dhe tashmë e luan vendin e parë në grup ndaj Real Sociedadit në Milano.
Në ndeshjet e tjera, Real Madrid fitoi me shifrat 4-2 ndaj Napolit. Një ndeshje spektakolare në Bernabeu që nisi me dy gola të shpejtë, ndërsa në fund të zotët e shtëpisë ia dolën të triumfonin. Pas kësaj ndeshje, madrilenët sigurojnë vendin e parë në grup me 15 pikë ndërsa Napoli në kuotën e shtatë pikëve, luan ndeshjen e fundit me Bragën në shtëpi.