Dibër/ Reshje të dendura shiu, rënie gurësh e inertesh në Rrugën e Arbrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I gjithë territori i Qarkut Dibër vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet dhe në raste shoqëruar me erë të fortë.

Nga informacionet e marra nga terreni, mëngjesin e sotëm rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa në rrugën e Arbërit ka patur rënie gurësh e inertesh, por pa bllokuar rrugën në qarkullim.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, dhe mbajtjen funksionale të tyre. Rrugët rurale janë të kalueshme.

Bashkia Dibër:

Bashkia Dibër ka patur disa probleme në infrastrukturë kryesisht. Nga dalja nga shtrati i përroit të Gjelagjoshtit në fshatin Kishacec të Nj. Kastriot, janë rrezikuar të përmbyten 4 banesa por po punohet me mjete për të evituar përmbytjen. Në fshatin Qafë-Murrë të Nj.Selisht është dëmtuar rruga që lidhën fshatin me qendrën administrative. Në fshatin Vranjt nga rrëshqitje toke, është dëmtuar kabina elektrike.

Bashkia Bulqizë

Në fshatin Lejçan të Nj.Ostren nga rrëshqitja e një pllake toke janë rrezikuar të shemben dy banesa, qytetarët janë evokuar në banesa tjera.

Bashkia Mat:

Në fshatin Stojan të Nj.Ulëz, ka patur shembje të një segmenti rruge e gurësh duke rrezikuar izolimin e disa banorëve. Në fshatin Shoshaj nga rrëshqitje toke është rrezikuar të shembet një banesë. Nga qeverisja vendore ka angazhim të vazhdueshëm me mjete e forca për të mbajtur funksionale çdo problem të ekspozuar nga rreshjet./O.S

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV