Nëse jeni rritur në vitet ’80 ose ’90, shanset janë që të keni qenë dëshmitarë të shumë dietave që shkojnë e vijnë. Atkins apo dieta Keto, këshillat ndryshojnë aq shpesh sa mund të jetë e vështirë të dimë se si t’i qasemi në mënyrën e duhur ushqimi. Sot, shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit pajtohen me faktin se ngrënia e ushqimeve të shëndetshme dhe shmangia e atyre me sheqer apo të paketuara është gjëja më e mirë për trupin dhe mendjen. Ndaj, lajmi i mirë është se të ngrënit mirë nuk duhet të jetë diçka e ndërlikuar.
Një ndryshim i lehtë që mund të bëni për të përmirësuar mirëqenien tuaj vjen falë kërkimit shkencor i bërë nga Zoe (një website i dedikuar për ushqimet dhe shëndetin), i cili shqyrtoi efektet që ngrënia me ndërprerje mund të ketë në shëndetin tuaj.
Ju ndoshta keni dëgjuar për regjimin me ndërprerje (fasting) i cili përfshin ngrënien dhe mosngrënien për periudha të caktuara kohore. Hulumtimi i Zoe, studimi më i madh në botë i kryer ndonjëherë mbi regjimin me ndërprerje, zbuloi se ata që e reduktuan orarin e e ngrënit deri në 10 orë në ditë kishin nivele të larta të energjisë, përmirësim të humorit dhe ulje të urisë. Ata që ndryshonin oraret e të ngrënies nga dita në ditë nuk panë të njëjtat përfitime pozitive.
Koncepti i mbajtjes së dietës me ndërprerje mund të duket paksa i frikshëm, por gjithçka ka të bëjë me ngrënien ndërmjet orareve të caktuara të ditës. Ngrënia e të gjitha vakteve brenda periudhës së sugjeruar prej 10 orësh është po aq e thjeshtë sa të hani mëngjes në orën 9:00 dhe të hani vaktin e fundit të ditës para orës 19:00. Nëse ktheheni në shtëpi nga puna më vonë, mund të zgjidhni të hani mëngjes në orën 10:00 dhe të përfundoni së ngrëni të gjitha vaktet tuaja deri në orën 20:00.
Ju mund ta vendosni orare të tjera bazuar në stilin e jetës së përditshme dhe punës, mjafton që të respektoni harkun e 10 orëve pa ngrënë.
Një mënyrë e thjeshtë për të kaluar sezonin festiv në mënyrë më të shëndetshme, pse të mos e provoni?/E.Ç