Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga simptomat e shëndetit mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH për vitin 2023.

Shqipëria renditet në mesin e vendeve me nivele më të larta të problemeve me shëndetin mendor, duke zënë vendin e 18 nga 38 vendet në tranzicion të BERZH.

Femrat vuajnë më shumë se meshkujt nga shëndeti mendor në të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë.

BERZH vë në dukje se shëndeti i mirë mendor lidhet ngushtë me produktivitetin. Gjendja e mirë mendore rrit sasinë e kohës që njerëzit janë në gjendje të punojnë dhe në këtë mënyrë rrisin të ardhurat dhe pasurinë e tyre.

Shëndeti i fortë mendor gjithashtu është i lidhur me nivel më të lartë të optimizmit për jetën. Edhe në këtë tregues, popullsia e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përmirësim që nga viti 2016.

Çrregullimet mendore si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitetit janë 10 shkaqet kryesore që kufizojnë aftësitë e njerëzve, ku më të përhapurit janë depresioni dhe ankthi.

Anketa e BERZH pyeti njerëzit nëse dhe sa shpesh përjetojnë trishtim, depresion, ankth dhe apati.

Nivelet e shqetësimit mendor ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sipas gjinisë në të gjitha ekonomitë.

Në Slloveni, shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 për qind e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë.

Incidenca mesatare e shqetësimit është më e lartë për gratë sesa për gratë burra në të gjitha vendet. Ky dallim është statistikisht i rëndësishëm në shumicën e rasteve dhe qëndron në të gjitha grup-moshat, në përputhje me tendencat globale siç raportohet në studimin e Barrës Globale të Sëmundjeve.

Lexo edhe :  “Infertiliteti, problem shumë i madh në Shqipëri për të dyja gjinitë”

Shenja të tjera të shqetësimit mendor që nuk mbulohen nga anketa, të tilla si abuzimi me substancat narkotike që janë më të zakonshme te meshkujt. Në të njëjtën kohë, burrat mund të nën-raportojnë simptoma që mund të tregojnë dobësi, si p.sh si humor të ulët ose sëmundje, sepse u përmbahen më fort normave tradicionale në lidhje me maskilitetin.

Anketa vuri në dukje se të rinjtë dhe të moshuarit kanë prevalenca më të larta të problemeve me shëndetin mendor, pasi 40% e tyre në rang global raportojnë çrregullime së paku një herë në javë.

Prevalenca e sëmundjes mendore vlerësohet se arrin kulmin në mesin e të tridhjetave. Të anketuarit raportuan gjithashtu se kanë aftësi të dobëta për në ushtrimin e detyrave ditore si pasojë çrregullime emocionale nga stresi dhe depresioni./monitor

Të fundit

Reforma e ‘derregullimit’ për fshatin është një nevojë urgjente

Mero Baze Kuvendi i Shqipërisë sot u përfshi në një debat pasi shumica propozoi faljen e gjobave për ndërtimet pa...

Xhensila flet për divorcin e prindërve: Ime më u plagos me shtatë thika para syve të mi

Divorci nuk është i lehtë për askënd, por për Xhensilën ka qenë edhe më i vështirë me dy fëmijët e vegjël, tek të cilët,...

Aksidentohet gazetarja e njohur në Dibër (Zbardhen detajet)

Një aksident ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës. Mësohet se gazetarja Ledjona Xheladinaj ëshë aksidentuar me motomjet. Si pasojë e aksidentit ka pësuar frakturë...

“Është radha jonë për të fituar”/ Berisha: Rama do rrëzohet bashkë me Perandorinë e Soros

Kreu demokrat Sali Berisha në emisionin “Open” në News24, duke folur për dekretin e Presidentit që zgjedhjet parlamentare të mbahen në 11 maj, tha...

‘Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet’/Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra

Juristi Kreshnik Spahiu, në "Frontline", kritikoi ashpër parlamentin e sotëm, duke e cilësuar si më banal në historinë politike të Shqipërisë që prej vitit...

Lajme të tjera

Web TV