Humbi jetën në aksident/ Përcillet për në banesën e fundit vajza e Vangjel Tavos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përcillet për në banesën e fundit vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo. Eva Tavo do të prehet në varrezat e Jorgucat të Gjirokastrës. 24-vjeçarja, humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. E reja ishte pasagjerë në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit. Mjeti me targa shqiptare, drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet V.M., doli nga autostrada “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci, në orën 14:00, dhe u përmbys.

Për pasojë vajza e Tavos humbi jetën në vend, ndërsa shoferi është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Lajmin e rëndë për vdekjen e së bijës e ndau vetë Tavo përmes një postimi në Facebook.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkroi ai. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes./e.t

Të fundit

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, pranga 20-vjeçarit në Dibër

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dibër, pasi i riu ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Ngjarja ka...

Rikthehet Harry Potter, ja kur do të shfaqet seriali premierë

Seriali televiziv “Harry Potter” po ecën përpara, me Warner Bros. Discovery tani synon të sjellë në vitin 2026 premierën e tij zyrtare. Data u njoftua...

U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë 47-vjeçari, detaje

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i...

Artiola Toska feston sot ditëlindjen e saj, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e këngës popullore e qytetare të Shqipërisë së Mesme si dhe e shumë hiteve Artiola Toska feston sot ditëlindjen e saj. As më shumë...

Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 mln euro

Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjithshme me 10,6 miliardë lekë, të cilat do...

Lajme të tjera

Web TV