Këngëtarët shqiptarë kanë ndezur atmosferën e kryeqytetit në koncertin që u mbajt në “Natën e Bardhë” në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej”.
Muzika nisi që në orën 18:00 me dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë janë ngjitur disa prej këngëtarëve më të famshëm në vend.
Të parët ishin Landi dhe Miri, të cilët sollën disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite.
Më pas Stine, Varrosi, Buta, Kida, Samanta Karavella, Capital T, Ylli Limani, Elgit Doda dhe Romeo Veshaj, Mc Cresha dhe Elvana Gjata.
Më pas u ngjit Noizy dhe Luiz Ejlli.
Mbrëmja u mbyll me një spektakël fishekzjarrësh që e bënë një mbrëmje magjike këtë 29 nëntor./E.Ç