Këto janë 10 qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e kostove të jetesës ka bërë që shumë qytete në botë të cilësohen ndër më të shtrenjat për të jetuar në botë. Sipas indeksit vjetor të kostos botërore të jetesës që është publikuar nga Economist Intelligence Uni t (EIU), kostoja mesatare e jetesës u rrit me 7.4% këtë vit.

Në një artikull të gjatë, presigjiozja CNN, referuar studimit, shkruan se qytet-shtet i Singapori dhe Zyrihu i Zvicrës janë cilësuar si dy nga qytetet më të shtrenjta në botë. Kalimi i këtij të fundit nga vendi i gjashtë në të tillë listë për vitin 2022 në vendin e parë në 2023-shin, i atribuohet fuqisë së frangës zviceriane së bashku me çmimet e larta të ushqimeve, mallrave shtëpiake dhe atyre të argëtimit.

Nga ana tjetër, Singapori dallohet për transportin dhe veshjet shumë të kushtueshme.

Edhe pse New Yorku u barazua me Singaporin për kostot e shtrenjta të jetesës vitin e kaluar, destinacioni amerikan ku çmimet janë rritur me 1.9% ka rënë në vendin e tretë, duke u barazuar kështu me Gjenevën e Zvicrës.

Hong Kongu, i vetmi destinacion aziatik në 10-shen e qyteteve më të shtenjta në botë renditet në vendin e pestë, Los Angelosi në vendin e gjashtë dhe Parisi në të shtatin.

Tel Avivi i Izraelit ndan vendin e tetë me Kopenhagen të Danimarkës. Megjithatë, vlen të përmendet se studimi është kryer para shpërthimit të konfliktit Izrael-Hamas në Tetor.

Listën e qyteteve më të shtenjta në botë e mbyll San Francisko, i cili pozicionohet në vendin e dhjetë për vitin 2023.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh me trupin tonë kur flemë më pak se 6 orë?

Në studim thuhet se rimbëkëmbja e ngadaltë pas pandemisë dhe kërkesa e ulët e konsumatorit ishin ndër fakorët që çuan në zbritjen me disa vende të disa prej qyteteve që më përpara cilësoheshin si shumë të shtrenjta.

Damasku në Siri mbetet qyteti më i lirë në botë. Teherani, Irani dhe Tripoli, Libi, janë gjithashtu afër fundit, duke u renditur respektivisht në vendin e 172 dhe 171.

Shërbimet, ndihma shtëpiake dhe kostot e duhanit ishin më të lartat në qytetet amerikane, ndërsa ato të Evropës Perëndimore ishin disa nga më të shtrenjtat kur bëhej fjalë për transportin dhe mallrat shtëpiake. Sipas sondazhit, ushqimet dhe alkooli ishin më të kushtueshme në qytetet aziatike.

Kostoja Botërore e Jetesës 2023 anketoi 173 qytete të mëdha, duke krahasuar më shumë se 400 çmime individuale në 200 produkte dhe shërbime./O.S

Të fundit

Rama: Për Veliajn kemi dhimbje personale, drejtësia duhet të bëjë punën e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste ndjen dhimbje personale për Erion Veliajn, por theksoi se drejtësia duhet...

Von der Leyen dhe Plenkoviç diskutojnë për Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe BH

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u takua sot ”me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç për të diskutuar mbështetjen tonë për Ukrainën, sigurinë...

‘Parku i Besimit’ në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit

Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një park që është pagëzuar si Parku i Besimit dhe që parashikohet të ndërtohet...

A e blen paraja lumturinë?/ Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy...

Personat që e kalojnë pensionin jashtë vendit kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar

Personat e dalë në pension që shpërngulen jashtë vendit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndjenjën e vetmisë, ka zbuluar një studim. Sipas një hulumtimi...

Lajme të tjera

Web TV