Kushtet e Greqisë për Shqipërinë/ Berisha i hakërrehet Ramës: Integrimin po e pengon ti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ish-kryeministrin Sali Berisha integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po e pengon vetëm Edi Rama.

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se kryeministri ka marrë pushtetin juridik dhe nuk po lejon që Fredi Beleri të betohet.

Sipas tij, betimi nuk kërkon as vendim gjykatë dhe prokurorie, por vetëm urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e betimit.

Pyetje: Kush po e pengon rrugën evropiane të Shqipërisë, Beleri i opozitës, gjykata e drejtësisë, apo qeveria e Ramës?

Berisha: Absolutisht vetëm Edi Rama, sepse ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin të bëjë betimin. Betimet janë bërë në këtë vend, jo një por disa herë pavarësisht se kanë qenë të burgosur. Është Edi Rama që ka marrë pushtetin juridik dhe nuk lejon të betohet, betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate dhe prokurorie, kërkon urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë ta shoqërojnë në sallën ku të bëjë betimin. Është gjithçka ekzekutive, për të mos thënë që organet e kontrolluara të drejtësisë nga Rama  kanë pranuar provë atë që me procedurë penale nuk pranohet si provë. Pra po e pengon Edi Rama. Greqia nuk kërkon asgjë tjetër veçse zbatimin e ligjeve të vendit. Po  bllokon për qëllime mafioze. Është i tërbuar pas trojeve në Himarë./e.t

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV