Me apo pa qëllim, Megan Fox e hodhi një kunjë për ish-at

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megan Fox foli për mënyrën sesi po i rrit djemtë e saj dhe normalisht, e hodhi një kunjë për ish-partnerët. Në një intervistë për WWD, teksa ishte duke promovuar librin e saj “Pretty Boys Are Poisonous”, aktorja tha se po i rrit fëmijët e saj që të kenë një intimitet emocional shumë të thellë, ndryshe ndaj ish-at e saj.

“Mendoj se ngaqë kam 3 djem, është e rëndësishme që të rris djem që nuk janë si burrat me të cilët kam qenë e lidhur”, u shpreh Megan, referuar 3 djemve të saj, Noah, 11 vjeç, Bodhi, 9 vjeç dhe Journey, 7 vjeç, për të cilët bashkëprindëron me ish-bashkëshortin e saj Brain Austin Green.

Ajo shtoi: “Është shumë e rëndësishme për mua që të rris djem që janë të aftë të kenë një lidhje të thellë emocionale me partneret e tyre”. Ajo theksoi se është e rëndësishme të rrisë djem që nuk janë gënjeshtarë, por totalisht transparentë dhe respektues.

Aktroja e “Jennifer’s Body” tha se nuk pret që djemtë e saj të kenë një dashuri të shenjtë në adoleshencë, por gjithsesi shpreson se përmes transparencës që ka treguar në marrëdhënie me ta dhe dashurisë që u jep, t’u mundësojë atyre ndjesinë se duhet të përjetojnë dashuri të shëndetshme.

Fox shumë rrallë poston foto të djemve në rrjetet sociale dhe zakonisht i mban larg syve kureshtarë, pasi nuk do që njerëzit të komentojnë negativisht për fëmijët e saj, duke marrë parasysh që njëri prej djemve, Noah, pëlqen të veshë fustane./E.Ç

Të fundit

200 anëtarë të rinj i bashkohen PS-së në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega

200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës,...

A ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës?

Dihet tashmë se një gjumë i mirë dhe cilësor ndikon në shëndetin tuaj, veçanërisht atë të zemrës. Studimet kanë treguar se një gjumë i...

Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë fatin e Navalnyt?

Kur autoritetet e burgjeve në Arktikun rus njoftuan për vdekjen e papritur të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, më 16 shkurt, ata thanë se...

Rihana performon në dasmën e miliarderit indian, u pagua 9 mln dollarë

Rihana, ylli i muzikës ndërkombëtare ka performuar në dasmën e djalit të një miliarderi në Indi. Ajo ka magjepsur të gjithë të ftuarit në...

Mbi 1 miliard njerëz në botë janë mbipeshë, sipas OBSH

Numri i njerëzve obezë në të gjithë botën i ka kaluar 1 miliard, kjo sipas një studimi të fundit të publikuar në “The Lancet”....

Lajme të tjera

Web TV