Nga rrudhat deri te toksinat, ja pse duhet ta hidratoni fytyrën çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapat bazë të kujdesit që duhet të ndjekim çdo ditë në mënyrë që lëkura të jetë e shëndetshme dhe me shkëlqim janë pastrimi, mbrojtja nga dielli dhe hidratimi. Por, ndoshta nuk e dini në detaje se pse është kaq e nevojshme kjo lloj përkujdesjeje, sidomos hidratimi.

Më poshtë do ndajmë me ju 5 fakte në lidhje me hidratimin e lëkurës, në mënyrë që të mos e lini kurrë pas dore.

Përmirëson elasticitetin e lëkurës

Elasticiteti i referohet aftësisë së lëkurës për t’u kthyer menjëherë në formën e saj origjinale. Humbja e këtij elasticiteti e bën lëkurën të duket e varur, prandaj dermatologët thonë se hidratimi është një nga sekretet më të mëdha kundër plakjes.

Më pak rrudha!

Hidratimi i thellë dhe sistematik mbush qelizat e “etura” të lëkurës dhe zbut rrudhat. Ky rezultat mund të arrihet edhe në një kohë të shkurtër nëse produktet e kujdesit përmbajnë përbërësit e duhur.

Ndihmon në prodhimin e ekuilibruar të sebumit

Edhe pse shumë besojnë se lëkura e yndyrshme nuk ka nevojë për hidratim, e vërteta është ndryshe. Lëkura e dehidratuar detyrohet të prodhojë më shumë sebum për t’u mbrojtur, e rrjedhimisht do jetë shumë e pastër.

Përmirëson mbrojtjen e lëkurës

Lëkura e shëndetshme i reziston shumë faktorëve mjedisorë. Pra, nëse hidratimit i shtojmë disa antioksidantë, s’ka asgjë që mund të na e dëmtojë lëkurën.

Forcon detoksifikimin

Qelizat e shëndetshme kanë aftësinë për të shpëlarë toksinat, të cilat janë thellë nën lëkurë, dhe që një proces i tillë të ndodhë duhet që lëkura të hidratohet në mënyrë efektive./E.Ç

Të fundit

200 anëtarë të rinj i bashkohen PS-së në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega

200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës,...

A ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës?

Dihet tashmë se një gjumë i mirë dhe cilësor ndikon në shëndetin tuaj, veçanërisht atë të zemrës. Studimet kanë treguar se një gjumë i...

Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë fatin e Navalnyt?

Kur autoritetet e burgjeve në Arktikun rus njoftuan për vdekjen e papritur të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, më 16 shkurt, ata thanë se...

Rihana performon në dasmën e miliarderit indian, u pagua 9 mln dollarë

Rihana, ylli i muzikës ndërkombëtare ka performuar në dasmën e djalit të një miliarderi në Indi. Ajo ka magjepsur të gjithë të ftuarit në...

Mbi 1 miliard njerëz në botë janë mbipeshë, sipas OBSH

Numri i njerëzve obezë në të gjithë botën i ka kaluar 1 miliard, kjo sipas një studimi të fundit të publikuar në “The Lancet”....

Lajme të tjera

Web TV