Vrasje, grabitje dhe shpërthim: Ngjarjet që shkundën Kosovën gjatë një muaji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi në Tregun e Kafshëve në Prizren, grabitja e armatosur në argjendarinë në Suharekë dhe dy vrasjet që ndodhën mbrëmë në Prishtinë, janë vetëm disa prej tyre.

Gazeta Express ju sjell një përmbledhje të këtyre ngjarjeve.

Brenda një ore, mbrëmë në kryeqytet kanë ndodhur dy vrasje. Njëra në rrugën “Dalip Alshiqi”, e tjetra në rrugën “Ali Vitia”.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 20:26, ku është vrarë gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-Presidentit Behgjet Pacolli.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, bazuar në fjalët e Murselit, viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri. Ky rast është kualifikuar si “Grabitje me pasoja të vrasjes”.

“GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES – Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë  29.11.2023 –20:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Jozyrtarisht thuhet se të dyshuar për rastin janë dy persona, të cilët s’janë identifikuar ende.Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë se janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

“Lidhur me rastin i cili ka ndodhur në Rr. “Dalip Alshiqi” Prishtinë, ju njoftojmë se nga informatat e deri tanishme dyshohet për grabitje me pasoja vdekjeje, ku nga nata kritike e në vazhdim, Prokurori i Shtetit në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ulaj për Express.

Rasti i dytë ka ndodhur rreth një orë më vonë, ku dhëndri dyshohet se ka therur për vdekje babain e bashkëshortes së tij.

“VRASJE – Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.   Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë  babanë  e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në  QKUK, vdekjen e të cilit  e ka konfirmuar mjeku”, theksohet në raportin e Policisë. .

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se i dyshuari për këtë rast është identifikuar, por se ndodhet në arrati.

Lexo edhe :  Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

“Ndërsa, për rastin i cili ka ndodhur në Rr. “Ali Vitia” Prishtinë, dyshohet se një person ka privuar nga jeta viktimën (mashkull), me mjet të mprehtë-thikë. Viktima është dërguar në IML, me urdhër të prokurorit, ndërkaq rasti është iniciuar “Vrasje”.Veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren karshi këtij rasti dhe personi i dyshuar është identifikuar, mirëpo aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet në përgjigje.

Grabitja e armatosur në Suharekë – të dyshuarit në arrati

Para një jave, saktësisht të mërkurën, vendi është tronditur nga një grabitje që u krye gjatë ditës në Suharekë.

Disa persona të maskuar e të armatosur grabitën një argjendari në këtë qytet. Gjatë përballjes me ta, një zyrtar policor është plagosur e një tjetër është lënduar lehtë.

Në këtë rast dyshohet se kanë qenë të përfshirë katër persona, të cilët pas grabitjes janë arratisur.

“Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforcime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar. Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve”, kishte njoftuar Policia.

Të dyshuarit për grabitje ende nuk janë arrestuar, por janë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Shpërthimi në Tregun e Kafshëve në Prizren – u lënduan 10 persona

Më 22 nëntor, kishte ndodhur edhe një ngjarje tjetër tronditëse në rajonin e Prizrenit.

Në Tregun e Kafshëve në Prizren, ishte hedhur një mjet shpërthyes, ku si pasojë ishin lënduar dhjetë persona, pesë prej të cilëve ishin dërguar për trajtim në QKUK.

Dyshohet se mjeti shpërthyes ishte hedhur pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve.

“Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që me vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”, kishte njoftuar Policia.

Dy të dyshuarit për këtë rast tashmë janë arrestuar, derisa rasti ishte cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta Exspress

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV