Debate në Këshillin Bashkiak, demokratët kundër marrëveshjes ‘Rama-Meloni’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë që e kthen Lezhën në qender pritëse për refugjatën e Linjdes u bë objekt debati mes opozitës dhe mazhorances në Këshillin Bashkiak. Sipas demokratëve, zbatimi i kësaj marrëveshje pa u konsultuar me komunitetin do të sjellë pasoja afatgjate në jeten social-ekonomike dhe për rendin e sigurinë në Lezhë.

“A ka kërkuar bashkia e Lezhës informacion të detajuar mbi këtë marrëveshje. Pse nuk është konsultuar me qytetarët e saj”, tha Alfrida Marku këshilltare e PD.

“Është problem shumë sensitiv dhe jeni indiferent Pse u zgjodh Lezha ne i pritën afganët, pse duan ti sjellin sërish këtu?”, tha Donika Haxhia këshilltare e BF-së.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste Erin Ndreca thanë se demokratët po përdorin refugjatët për qëllime politike.

“Porti i Shëngjinit dhe aerodromi i Gjadrit janë në territorin e Lezhës, por janë në pronësi të Ministrisë së Financave dhe asaj të Mbrojtjes. Vendimi për këto objekte që do përdoren për refugjatët është marrë nga qeveria jo nga bashkia e Lezhës. Ju po e përdorni këtë ccështje vetëm për politikë”, tha Ermal Pacaj n/kryetar i bashkise Lezhë.

Përfaqësuesit e djathtë në këshill kishin kërkuar interpelance me kryebashkiakun Pjerin Ndreu për marrëveshjen “Rama-Meloni”, por kjo çështje nuk u fut në rend dite ndaj diskutimet u zhvilluan pa praninë e tij./E.T

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV