Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, këshilltari i ish-presidentit Pacolli pranon fajin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Naim Murseli ka marrë përsipër përgjegjësinë dhe fajin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij.

Sipas mediave kosovare, këshilltari i ish-presidentit Pacolli, ka treguar në komisariat se ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash për finalizimin e këtij akti makabër, para syve të fëmijëve të tij. Bashkë me Murselin në prang ka rënë edhe bashkëfshatari Granit Plava.

Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, këshilltari i ish-presidentit

Fillimisht u raportua se e ndjera u vra nga disa grabitës, teksa udhëtonte me makinë, bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj të mitur. Mirëpo, ngjarja shumë shpejt mori një tjetër kthesë.

Mbetej e paqartë se si ishte e mundur që bashkëshorti Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit nuk bëri asgjë për të mbrojtur Liridonën, por vetëm nxorri dy fëmijët nga makina.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka konfirmuar zyrtarisht se në krim është përfshirë edhe bashkëshorti i viktimës.

Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, thuhet në reagim./e.t

Të fundit

Familjarisht në gjykatë, Malltezi dhe Berisha dalin me kërkesën e radhës

Ditën e nesërme në orën 11 gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës për të dalë...

“Daily Express” analizon Shqipërinë: Në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Një numër vendesh janë të etura për t’u bashkuar me bllokun dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtare me...

I dënuar me mbi 2 vite burg, ndalohet brenda Big Brother Albania konkurrenti

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e...

Stuhitë e dëborës godasin perëndimin e SHBA-ve, rreth 60 mijë njerëz pa energji elektrike

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e...

200 anëtarë të rinj i bashkohen PS-së në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega

200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, shprehu falënderimet e...

Lajme të tjera

Web TV