Historia e trishtë e Liridona Murselit ka prekur të gjithë ata që kanë mësuar mbi këtë ngjarje tronditëse.
Por dhimbja më e madhe rëndon mbi familjen dhe të afërmit e saj.
Liridona u largua nga kjo botë duke lënë pas dy fëmijë të cilët ishin me të ditën kur ndodhi ngjarja.
Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka treguar për mediat një pjesë të rrëfimit të djalit të Liridonës nga momenti i ngjarjes.
Djali i Liridonës i ka dhënë vëllait të së ndjerës se mundën të largohen nga hajduti pa i dhënë paratë por kishin harruar të merrnin mamin.
“Atë ditë ka ndodhur krejt ngjarja, krejt rasti. Djali e kishte pas shtrëngu dorën shumë. Kur kam shkuar në Polici mu ka afru, më ka përqafuar edhe tha dajë tha hajduti m’i ka lyp paret, po unë s’ia kom jep. E ka çelë dorën, i kish pasë paret aty. Qe tha dajë paret, se s’ia kom jep hajnit. Mamin e harruam në veturë”, tha Leonard Ademaj./ S.M