Skema mashtrimi për të përfituar para/ Gjykata e Tiranës lë në burg Kristjan Lukaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristjan Lukaj është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu nga Shkodra u arrestua një ditë më parë nga Policia gjatë operacionit “Repeat” i zhvilluar nga Krimi Ekonomik.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me Alban Gjoni dhe Rudor Ball kanë mashtruar një punonjëse (drejtoreshe në kompaninë marketing & distribution), duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, ( si Vilma Nushi).

Kristjan Lukaj rezulton të jetë kushëriri i Florian Gjergjit (djali i dajës) ky i fundit vijon të jetë në kërkim i dyshuar si koka e grupeve që kanë kryer edhe më parë mashtrime të tilla.

Lukaj ka thënë para togave të zeza se nuk kishte dijeni se cfarë po ndodhte dhe për skemën e mashtrimit që kishte krijuar Florian Gjergji, Alban Gjoni dhe Rudor Balla. Sipas deklaratave të Lukajt ai ka lëvizur me makinë për të marrë paratë, gjë të cilën ia kishte kërkuar Florian Gjergji, pa i treguar se po mashtronin.

Ndërkohë Alban Gjoni dhe Rudor Balla dyshohet se janë personat që nëpërmjet mesazheve i kanë kërkuar paratë drejtoreshës në kompaninë e Vilma Nushit.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe një 25 vjecar F. L. Më herët janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet.

Pas këtyre skemave të mashtrimit dyshohet se fshihet shkodrani, Florian Gjergji i cili është në kërkim.

Sipas hetimeve rezulton se Gjergji krijonte skemat mashtruese dhe më pas përfshinte të tjerë për të vepruar në terren, për të përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit./O.S

Të fundit

Australia prezanton planin për ndalimin të blerjeve të pronave për të huajt

Blerësit e mundshëm të shtëpive do të përballen me më pak konkurrencë nga jashtë, me Laburistët në Australi që...

Topalli takim me emigrantët në Itali: Diaspora, potencial për të ndryshuar Shqipërinë

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me shqiptarët të cilët jetojnë...

Plas sherri në “Big Brother”, banori i ri puth Eglin, shpërthen Gjesti: Mos e prek…

Mjaftuan vetëm pak orë që banori më i ri i “Big Brother Vip”, Vserlo, të kthente shtëpinë “përmbys”. Pas përfundimit të spektaklit ai iu afrua...

Megi humbi jetën ditën e Dashurisë, çifti ishte fejuar dy muaj në parë!

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Pishkash më 15 shkurt, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani...

Pse evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Donald Trump?!

Tradhtia e Ukrainës është një paralajmërim i fundit për Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj kontinental që të investojnë më shumë energji dhe...

Lajme të tjera

Web TV