Tronditëse/ Burri dhunon gruan shtatzane, 22-vjeçarja përfundon në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër raste dhune është regjistruar në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti. Mediat në Kosovë shkruajnë se dhuna e ushtruar është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

“Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, shkruajnë mediat.

Aktualisht 22-vjeçarja është rehabilituar në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Ky rast vjen në sagën e shumë të tjerëve, ku dhuna në familje, sidomos ndaj grave është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri dhe Kosovë./E.T

Të fundit

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Arrestimi i Veliajt/ Klodiana Lala zbardh dyshimet e prokurorisë ndaj kryebashkiakut

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke zbuluar detaje nga dosja e prokurorisë. Sipas Lalës, Veliaj dyshohet për korrupsion...

Deputetja e PS nën hetim pas arrestimit të kryebashkiakut/Gazetarja zbulon çfarë dyshohet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që kanë çuar në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Lajme të tjera

Web TV