Dyshimet e forta për pistat e vrasjes së Liridonës/30 vjeçarja dinte një sekret të errët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Naim Murseli nuk e ka pranuar se fshihet ai pas vrasjes së bashkëshortes, Liridonës, por shumë hipoteza po vijojnë të qarkullojnë mbi motivin që mund ta ketë shtyrë të inskenojë grabitjen për t’i marrë jetën nënës së 2 fëmijëve.

Gazetari i njohur Muharrem Kafexhiu në një studio televizvie është ndalur te hipotezat që qarkullojnë teksa thotë se ka aludime se Naim Murseli mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë. Por për gazetarin kjo nuk duket një arsye për ta vrarë Liridonën.

“Krahas pistës së sigurimeve jetësore, një tjetër hipotezë është ajo e lidhjes biseksuale që Naimi dyshohet ta ketë pasur. Sipas meje bie poshtë. Nuk ka qenë arsye e fortë për ta vrarë”.

Varianti më i besueshëm sipas gazetarit ka të bëjë me ndonjë sekret që Liridona dinte për bashkëshortin.

“Hetimet vazhdojnë. Unë pajtohem me deklaratat se mund të ketë pasur ndonjë sekret mes tyre. Kujtojmë divorcin që u anulua. Nëse një partner nuk e konfirmon aplikimin për divorc atëherë bie poshtë. Çifti në 2020 i ka harruar problemet e të së kaluar dhe nuk e ka firmosur divorcin.

Hipoteza e larjes së parave edhe mund të qëndrojë”, tha gazetari.

Kujtojmë se u përfol për një procedurë divorci në 2019 në Suedi, por që nuk u bë çështje. Më pas, familja e Liridonës ngriti dyshimet se vrasja është bërë për një sigurim jetësor miliona euro, por nuk ekziston shuma prej 20 milionë euro që u tha se mund të përfitonte Naimi pas vdekjes së bashkëshortes.

Më të prekur nga kjo ngjarje e rëndë janë dy fëmijët e Liridonës. Për to, siç nënvizoi gazetari Kafexhiu ka të drejtë të kujdeset vetëm shteti suedez.

Lexo edhe :  Vendi me koston më të lartë për të rritur fëmijë

“Lajmi i fundit është që tashmë fëmijët pritet të marrin udhë drejt Suedisë shtetas të së cilës janë.  Vetëm shteti suedez ka të drejtë të kujdeset për fëmijët”.

Vrasja ka ndodhur pasi çifti darkoi në një restorant, rreth 12 kilometër larg Prishtinës. Autori Granit Plava që ka thënë se iu premtua 30 mijë Euro nga Murseli për të vrarë Liridonën, ka ndjekur lëvizjet e tyre. Në kthim për në shtëpi, në Bërnicë, në një rrugë malore pa ndriçim dhe as kamera sigurie që e monitorojnë, Plava i maskuar i doli para veturës. Dyshimet e familjes së Liridonës janë shfaqur, sepse Graniti me maskë thuhet se ka shkuar menjëherë të dera e pasagjerit, tek Liridona, jo nga shoferi. Sipas Naimit ka dhënë instruksione në suedisht që të ikin. Ai ka marrë fëmijët dhe pas disa metrave dëgjoi një krismë. Graniti e qëlloi Liridonën me plumb në qafë. Në burg për ngjarjen, është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla.

Të fundit

Në fakt amnistinë e dështoi Salianji

Nga Mero Baze Socialistët nuk arritën të bindin dot Partinë Demokratike dhe as grupimin e Berishës, të jepnin votat për...

“S’ke turp”/ Përplasje e ashpër në BBV, Juli ia thotë në sy Gazit: Më ke prerë në besë

Juli dhe Gazi së fundmi kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit edhe pse dyshja kanë pasur një miqësi mjaft të mirë brenda shtëpisë. Ashtu...

Çfarë ndodhi? Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Britania ka zgjeruar sanksionet e saj kundër kompanive ruse, individëve dhe entiteteve jashtë Rusisë që dyshohet se po ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese,...

Rihanna është sërish shtatzënë? Fotot që nxitën dyshimet se këngëtarja po pret një fëmijë

Fansat e këngëtares Rihanna kohët e fundit po spekulojnë nëse ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të kenë një tjetër fëmijë së...

“Një bir ku*ve i çmendur”/ Presidenti Putin reagon ashpër ndaj fyerjeve të Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij, Joe Biden i cili ka shpërthyer ndaj tij me ofendime. Putin i...

Lajme të tjera

Web TV