Kaos në jugun e Gjermanisë/ Dëbora shkakton aksidente dhe paralizon transportin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në disa zona u shënuan aksidente rrugore, stuhia e dëborës ka përfshirë edhe veriperëndimin e Anglisë

Rreshjet e mëdha të dëborës sërish kanë shkaktuar probleme me transportin hekurudhor në Gjermaninë jugore.

Ngricat dhe prania e akullit në rrugë shkaktoi kaos në Bavari dhe veçanërisht në Mynih. Shërbimi i tramvajit dhe metrove u ndërpre në të gjitha rrugët.

Në periferi të Frankfurtit të Kelkheim, bora shkaktoi disa aksidente rrugore ku një kamion u përmbys, ndërsa autoritet u vendosën në dispozicion për të hapur rrugën. Mediat lokale raportuan për të tjera aksidente në disa zona të Gjermanisë jugore.

Mali Grosser Feldberg, një destinacion popullor për skiatorët, ishte mjaft i populluar nga njerëzit të cilët shfrytëzuan dëborën për të kaluar një ditë ndryshe.

Stuhia e dëborës ka përfshirë gjithashtu edhe Alpet në veri dhe në disa pjesë të Evropës Lindore.

Bora ka prekur edhe Cumbria, në Anglinë veriperëndimore, ku dhjetra automjete u bllokuan në disa akse rrugore për shkak të ngricave ndërsa mbi 13 mijë banorë kanë mbetur pa energji. Ndërkaq moti i keq vazhdon të jetë protagonist i këtyre ditëve të para të Dhjetorit në shumë rajone të Italisë, ku Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm të verdhë për shira të fuqishëm në rajonet jugore dhe qëndrore./O.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV