Mbrëmjen e kësaj të marte, në Prishtinë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka organizuar një protestë, ku qindra qytetarë i janë bashkuar nën sloganin “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.
Protesta nisi me thirrjet “liri barazi, solidaritet”.
Ndër të tjera, protestuesit përmendën emrat e grave të vrara ndër vite në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.
Mediat kosovare raportojnë se në protestë ishin të pranishëm edhe familjarë të 30-vjeçares së ndjerë, si dhe deputetë dhe përfaqësues të institucioneve.
Po ashtu, protestës pritet t’i bashkohet edhe kryeministri Albin Kurti./O.S