E frikshme!/ Sociologia: Fëmijët i nisin sot marrëdhëniet seksuale që 12-13 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sociologia, Marsi Simo, e ftuara e emisionit “Shije Shtëpie” për të folur rreth temës “hiperseksualizimi tek fëmijët”, shpjegoi definicionin e hiperseksualizimit. Sipas saj, kjo është tendenca (e gabuar) ku fëmijët nxiten të sillen, flasin, veprojnë, vishen si më të rritur.

Kjo mund të shikohet edhe në marrëdhëniet seksuale që ata krijojnë në moshë të hershme. Marsi Simo thotë se fëmijët kanë filluar të eksperimentojnë që në moshën 12-13 vjeçare dhe kjo për të është vërtet e frikshme.

“Marrëdhëniet seksuale në moshë të hershme tashmë, kanë filluar të jenë mbi moshë shumë të hershme. Jo sepse, drejt atyre na çon edhe ideja e një puthje intime në një moshë fare të vogël. Dhe numri i fëmijëve pra, se fëmijë janë deri në moshën 18 vjeç, të cilët po eksperimentojnë në afërsi të tilla fizike, i është ulur mosha. Nëse kanë qenë dikur 15-16 vjeç, tani e kemi diku hendekun 12-13 vjeç. Dhe sigurisht që, kjo është për t’u patur frikë sepse janë marrëdhënie të atilla që nuk fliten dhe nuk edukohen, por veteksplorohen. Sigurisht që është për t’u patur frikë, por që duhet diskutuar në moshën e tillë, që kur fillojnë hapat e parë, që në moshën 6-7 vjeç. Sigurisht duke përforcuar në moshën 8-9 vjeç. Unë shikoj që vajzat, sidomos vajzat e vogla, në moshën 5-6-7 fillojnë të rriten më shpejtë. Fillojnë të kërkojnë gjëra, fillojnë të bëjnë pyetje ngacmuese më të vështira më sesa djemtë. Djemtë edhe pjekurinë seksuale e arrijnë pak më vonë, por mbetem pak më shumë fëmijë deri në moshën 8-9 vjeç. Kurse vajzat duhet, them unë, të kemi më shumë kujdes” – përfundon sociologia.

Të fundit

I dënuar me mbi 2 vite burg, ndalohet brenda Big Brother Albania konkurrenti

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa...

Stuhitë e dëborës godasin perëndimin e SHBA-ve, rreth 60 mijë njerëz pa energji elektrike

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e...

200 anëtarë të rinj i bashkohen PS-së në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega

200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, shprehu falënderimet e...

A ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës?

Dihet tashmë se një gjumë i mirë dhe cilësor ndikon në shëndetin tuaj, veçanërisht atë të zemrës. Studimet kanë treguar se një gjumë i...

Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë fatin e Navalnyt?

Kur autoritetet e burgjeve në Arktikun rus njoftuan për vdekjen e papritur të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, më 16 shkurt, ata thanë se...

Lajme të tjera

Web TV