Ish-sulmuesi italian: “Lider dhe kampion! Lautaro mund të fitojë Topin e Artë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shiriti i kapitenit i ka dhënë një tjetër shtysë Lautaro Martinez, për të shënuar sa më shumë gola dhe për të fituar me Interin. Sulmuesi argjentinas dëshiron të rikthehet sërish në finalen e Champions League si sezonin e kaluar.

Ndërkohë që synon të fitojë një tjetër titull kampion me Interin, që do të sillte yllin e dytë në fanellë. Skuadra e Simone Inzaghit po funksionon për mrekulli, ndërkohë që Lautaro kryeson renditjen e golashënuesve të Serie A me 13 gola.

26-vjeçari ka realizuar edhe dy gola në Champions League. Në lidhje me liderin e kryesuesve të kampionatit italian, Alessandro Altobelli, ish-sulmuesi i njohur i Interit dhe kombëtares italiane, thekson se argjentinasi mund të fitojë Topin e Artë nëse vazhdon me këtë ritëm.

Lautaro më pëlqen shumë. Ai shënon gola, lufton pafund, sakrifikon dhe bën një punë të madhe për skuadrën. Ai kurrë nuk bën ndonjë gjë të parëndësishme dhe nuk merr asnjëherë një vendim të gabuar.

Si ai i rinovimit: një demonstrim i bukur i lidhjes me fanellën dhe një shembull i bukur për ata që mendojnë vetëm për paratë. Mesazhi i tij është i fortë: Interi vjen përpara gjithçkaje.

Ai është edhe më i përgjegjshëm me shiritin e kapitenit mbi krah. Sigurisht që e meriton, argjentinasi është një shembull për shokët e skuadrës. Është gjithmonë i gatshëm për të gjithë, nuk e tërheq kurrë këmbën pas.

Nuk harrohen lotët që derdhi pas humbjes së titullit kampion disa vite më parë. Do të ishte bukur po ta mbyllte karrierën tek Interi. Me një trofe tjetër ndërkombëtar, ai mund të fitojë Topin e Artë”, u shpreh kampioni i botës me Italinë në 1982.

Të fundit

A do të jetë pjesë e grupit Berisha-Bardhi? Tabaku: Nuk kam vend tjetër përveç se në PD

Nuk kam asnjë vend tjetër përveç PD-së. Kështu deklaroi Jorida Tabaku nga jashtë Kuvendit teksa u pyet për zhvillimet e...

Ngjarje e rëndë, efektivët serbë detyrojnë emigrantët të zhvishen dhe …

Një video e publikuar në rrjet tregon një grup burrash të zhveshur të cilët në temperatura të ulëta detyrohen të kthehen nga kufiri serb...

Jordania hedh nga ajri ndihma mjekësore në Gaza

Jordania ka hedhur nga ajri ndihma mjekësore në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet prej më shumë se 4 muajsh.  Në deklaratën me...

PDIU i bashkohet PS-së, ratifikohet marrëveshja Rama-Meloni

Me 77 vota, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. 74 vota kanë qenë të shumicës, ndërsa tre të tjera të PDIU. Po çfarë përmban në...

Garda rreshtohet sërish tek Kuvendi pas tensionit në seancën e fundit, çfarë po ndodh?

Punonjësit e Gradës janë vendosur para derës së Kuvendit. Ata nuk kanë lejuar të futen brenda deputët e opozitës të cilët janë përjashtuar pas...

Lajme të tjera

Web TV