Miratohet projektligji për amnistinë e të dënuarve, drafti i kalon Parlamentit për votim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme draftin e Ministrisë së Drejtësisë për amnistinë e të dënuarve, nga e cila përfitojnë 600 të burgosur me vendim të formës së prerë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha pas mbledhjes së qeverisë se pr/ligji tashmë i ka kaluar Parlamentit për t’u votuar nga deputetët.

“Dua të falenderoj të gjithë kolegët e mi në qeveri që votuan për amnistinë dhe nga ky moment ky projektligj do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe fjalën e kanë deputetët të cilët do të duhet të japin votën e tyre, shumica e cilësuar për kalimin e projektligjit për dhënie amnistie.

Siç jeni në dijeni, qëllimi i këtij projektligji është përjashtimi tërësisht apo pjesërisht nga dënimi i personave që përfitojnë sipas kritereve të këtij ligji. Parimet e amnistisë dihen, parimi i humanizmit, parimi i rehabilitimit të personave të dënuar, mbrojtja e interesit publik por pse jo edhe mbrojtja e interesit më të lartë të të miturve, të cilët me këtë kategori janë përfituesit më të mëdhenj së bashku edhe me gratë e dënuara.

Efektet e këtij projektligji shtrihen për të gjithë personat të cilëve ju ka marrë vendimi formën e prerë deri në datën 30.11.2023. Nga kjo amnisti, nëse do të marrë votën e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë përfitojnë rreth 600 persona të dënuar të cilët do të kenë mundësinë që t’i kalojnë festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre. E theksoj, tashmë projektligji për dhënien amnistie është në Kuvendin e Shqipërisë. Do të ndjekë procedurën parlamentare sepse është një projektligj që votohet me shumicë të cilësuar dhe pastaj lidhur me hyrjen në fuqi pasi të marrë votën e deputetëve, ne do të komunikojmë, sipas rregullores së Kuvendit, me Presidentin e Republikës që të ketë një dhënie pëlqimi paraprak për hyrjen në fuqi të këtij ligji”, u shpreh ministri Ulsi Manja./O.S

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV