Si mund t’i shijojnë pa problem të gjitha ushqimet diabetikët për festat e fundvitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në çdo prag festash, përveç dhuratave, ajo që na shqetëson më shumë janë menutë special të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri; pjata e parë, pjata e dytë dhe ëmbëlsira. Mundësisht disa variante për secilën.

Sigurisht që të qëndrosh indiferent ndaj një morie shijesh e aromash, të cilat mund t’i arrish vetëm me një zgjatje dore, është thuajse e pamundur. Por, me pak përpjekje edhe nëse je diabetik mund të shijosh kënaqësitë e tryezës së festive, pa e dëmtuar shëndetin. Ndaj kini parasysh:

1. Ha me shije por me masë. Është shija e ushqimit ajo që na kënaq, duke e marrë në ushqimin në sasi të reduktuara i ofrojmë vetes mundësinë për të konsumuar jo vetëm një, por disa lloje gatimesh.

2. Lejohet ta teprosh, por vetëm për pak. Nëse pjata e parë ka shumë kalori, bëj dyfish kujdes me tjetrën. Dhe sa më shpejt të jetë e mundur, kthehu në regjimin tënd të rregullt ushqimor.

3. Kujdes ndërmjet vakteve! Gabimi më i madh gjatë festive, jo vetëm i diabetikëve por i të gjithëve, është konsumimi i vazhdueshëm i atyre gjërave të vogla në dukje; patatina, kikirikë, arra, lajthi e të tjera fruta të thata, por që “rëndojnë” shumë në shëndetin tonë, duke na dhuruar kalori përtej nevojave reale. Mos kaloni 30- 50 g në ditë. Kujdes edhe me sasinë e frutave të freskëta.

4. Pushim nuk do të thotë mungesë aktiviteti fizik. Shpeshherë mjafton edhe një shëtitje.

5. Festa nuk zgjat derisa të mbarojnë ushqimet. Nëse në ditët e para të janarit gjysma e ëmbëlsirës është ende aty, nuk do të thotë se duhet ta hash patjetër.

6. Mos hiq dorë nga mëngjesi edhe gjatë festive.

Lexo edhe :  Flirtimi në punë redukton stresin

7. Kujdes me pijet alkolike.

8. Mos harroni perimet, të bëjnë mirë, por kujdes me patatet. Nuk duhet të konsumoni më shumë se 100g.

9. Kujdes me bukën! Mundohu të mos konsumoni fare, në mënyrë që të mos e teproni me karbohidratet./E.Ç

Të fundit

Çfarë ndodhi mes çiftit? Ilnisa i lë partnerin për një natë Eglës: Sonte fli me Meritonin

Banorët e “Big Brother Vip”, Ilnisa Agolli dhe Gazi, së fundmi kanë injoruar hapur aktoren Egla Ceno, duke e...

Tom Cruise ndahet nga ish-gruaja e oligarkut rus Elsina Khayrova

Thuhet se Tom Cruise është ndarë nga e dashura e tij socialiste ruse, Elsina Khayrova, vetëm disa ditë pasi takoi fëmijët e saj. Aktori i...

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli ironizon “Big Brother VIP 3”

Fituesi i “BBV2”, këngëtari Luiz Ejlli ka dhënë mendimin e tij për edicionin e tretë të Big Brother VIP duke e krahasuar me emisionin...

Sekuestrohen mijëra euro e paund të padeklaruara, arrestohen 4 persona

Policia Kufitare ka arrestuar 4 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi nga kontrollet në 4 pika të kalimit, janë evidentuar...

Deklarata e bujshme, këta emra politikanësh janë futur në “listën e zezë” të SHBA

Avokati i njohur, Idajet Beqiri shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosur për të luftuar të korruptuarit, të inkriminuarit dhe personat...

Lajme të tjera

Web TV