Angelina Jolie thotë se përjetoi paralizë faciale nga stresi kur nisi divorcin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur, Angelina Jolie zbuloi për herë të parë në një intervistë problemet psikologjike të shkaktuara nga divorci i saj i vështirë nga Brad Pitt. Jolie foli për ankthin e saj dhe terapinë që kaloi pas ndarjes së tyre. Sipas mediave të huaja, ajo tregoi se pak para divorcit, ajo vuante nga sindroma e Bell-it ose paraliza.

“Trupi im reagon shumë fuqishëm ndaj stresit. Sheqeri në gjak më shkon lart e poshtë. Papritur, gjashtë muaj para divorcit tim, mora paralizën e Bell-it.”, tha ajo.

Paraliza e Bell-it është një gjendje e cila shkakton dobësi të papritura të muskujve në vetëm njërën anë të fytyrës. Në shumicën e rasteve kjo paralizë është e përkohshme dhe përmirësohet me kalimin e javëve.

Në një moment tjetër gjatë intervistës, ajo theksoi se në jetën e saj personale nuk përfshihen takimet dhe daljet, ku shprehet:“Nuk kam vërtet… jetë sociale. Kuptova se miqtë e mi më të ngushtë janë refugjatë. Ndoshta katër nga gjashtë femrat që kam rreth meje vijnë nga lufta dhe konflikti”.

Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Pitt në vitin 2016, pak pasi ajo e akuzoi atë se kishte abuzuar me të dhe dy nga fëmijët e tyre në një avion privat. Aktori 59-vjeçar dyshohet se ka qenë abuzues verbalisht dhe fizikisht me fëmijët e tij teksa ishte i dehur në aeroplan. Ai i ka mohuar akuzat. Jolie dhe Pitt njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016, dhe për shtatë vitet e fundit takimet e çiftit dikur shumë të dashur janë zhvilluar kryesisht brenda një sallë gjyqi për mosmarrëveshjet e tyre të ndryshme financiare dhe personale./E.Ç

Të fundit

Celibashi: Fleta e votimit vjen me postë në mes të prillit, 6 ditë për ta plotësuar

Rreth 18 mijë kërkesat e refuzuara nga KQZ nga 54 mijë kërkesat e bëra në 11 ditët e para...

Kriptomonedhat në Shqipëri, si funksionon ligji dhe cilat janë avantazhet

Kriptomonedhat janë para elektronike, që ndryshe nga paratë e tjera si euro, lek apo dollar, që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, në këtë...

“Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë me Mevlanin: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Koçiu: Në 2024-ën, Urgjenca Kombëtare iu përgjigj 467.702 thirrjeve në numrin 127

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa ka bërë të ditur shifrat e thirrjeve në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, thekson se...

Trump do të heqë “non gratën” e Berishës? Ish-këshilltari i Trump zbulon detajet

Gjatë administratës së re të Trump, ish-kryeministrit Sali Berisha mund t’i hiqet masa “non grata”. Kështu u shpreh në një intervistë për një emision...

Lajme të tjera

Web TV