BE arrin marrëveshjen historike, Inteligjenca Artificiale do të rregullohet me ligj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet anëtare të Unionit dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje paraprake mbi “Aktin e Inteligjencës Artificiale”.

Kjo është tentativa e parë në botë për të rregulluar teknologjinë që po zhvillohet në mënyrë të shpejtë, në një mënyrë gjithëpërfshirëse, të bazuar në etikë.

Marrëveshja u arrit në nivel politik, të premten mbrëma, pas bisedimeve që vijuan gjatë gjithë ditës dhe pasuan një maratonë të pasuksesshme mes të mërkurës dhe të enjtes pasdite.

Në total, bisedimet zgjatën mbi 35 orë. Marrëveshja u arrit pas lobimit intensiv nga kompanitë e teknologjisë të të gjitha madhësive, paralajmërimeve të rrepta nga shoqëria civile dhe shqyrtimit intensiv të medias pasi legjislacioni nga Brukseli mund të ndikojë për mirë në përpjekjet e ngjashme rregullatore në të gjithë botën.

Kjo është historike! BE bëhet kontinenti i parë që vendos rregulla të qarta për përdorimin e AI,” tha Thierry Breton, Komisioneri Evropian për tregun e brendshëm që mori pjesë në debat.

“Akti i AI është shumë më tepër se një libër rregullash, është një pikënisje për startup-et dhe studiuesit e BE-së për të udhëhequr garën globale të AI,” shtoi ai.

Marrëveshja e vendos BE-në përpara SHBA-së, Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar në garën për të rregulluar inteligjencën artificiale dhe për të mbrojtur publikun nga rreziqet që përfshijnë kërcënimin e mundshëm për jetën, që shumë druhen se teknologjia me zhvillim të shpejtë e mbart./    S.M

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV