Përurohet Qendra Rinore në Petrelë/ Veliaj: Do funksionojë si qendër multi-funksionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe Petrela ka tashmë një Qendër Rinore, e cila do të shërbejë për të gjithë zonën. Teksa mori pjesë në inaugurimin e saj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj theksoi se ky projekt është një tjetër dëshmi se Bashkia po investon njësoj si në qendër ashtu edhe në periferi.

“Petrela është kthyer në një laborator urban të Tiranës, ku përzjehen dy realitete: realiteti rural dhe realiteti i zonave rezidenciale. Këtu takohet fiks fshati me qytetin, ndaj jam krenar që një nga nishanet e Vitit të Rinisë, ta kishim këtu në Petrelë, për të dhënë një mesazh se po investojmë edhe në periferi me të njëjtën cilësi në infrastructure”

Veliaj shtoi se kjo qendër rinore do t’i shërbejë edhe komunitetit të zonës.

 “Ne duhet ta kthejmë këtë hapësirë në një zyrë komunitare, ku mblidhen kryepleqtë, ku mblidhen senatorët e rinisë, ku mblidhen aktivistët e shoqërisë civile, ku mblidhen artistët. Njësoj siç kemi krijuar edhe një hapësirë tjetër për ekspozita dhe art kontemporan në Petrelë. Ndaj, pasioni apo dëshira ime do ishte që kjo qendër të gëlojë, të ziejë nga jeta. Si për rastet sfiduese me emergjencat natyrore, si për raste gëzimi”

Ky ambient do të shërbejë edhe si një Qendër Multifunksionale në Petrelë dhe do u japë të rinjve të lexojnë dhe studiojnë në kushte bashkëkohore./O.S

Të fundit

Ditë me shi, parashikimi i motit për sot

Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpashershme në një pjesë...

Horoskopi i ditës, 25 Shkurt 2024

Dashi Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni...

Republikanët votojnë në Karolinën e Jugut, Trump përballë Haley me një avantazh masiv

Karolina e Jugut do të votojë sot për të zgjedhur kandidatin republikan që do të sfidojë Presidentin Biden në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë...

Dy vite nga agresioni rus, ambasadorja amerikane: Ukraina duhet të fitojë!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Bridget Brink thotë se Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit...

Shiten në ankand sendet personale të Elton John, ja vlera marramendëse e tyre

Shtëpia e ankandeve “Christie’s” deri më 28 shkurt do të shes sendet personale të Elton John, të koleksionit të muzikantit duke përfshirë një jumpsuit...

Lajme të tjera

Web TV