Sunakut i kërkohet llogari 290 milionë sterlina për projektin “Ruanda”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rishi Sunak, kryeministri britanik, ndodhet nën një trysni të madhe për të bërë transparencë për shkallën e financimeve për planin e tij të datueshëm të depërtimit drejt Afrikës të azilkërkuesve që vijnë ilegalisht me gomone përmes La Manshit.

Deri para pak ditësh zyrtarisht thuhej se vetëm 140 milionë sterlina ishin shpenzuar, ndërkohë që këtë vit është zbuluar se shtetit të Afrikës ekuatoriale i janë dhënë në total 290 milionë stërlina, dhe sipas The Guardian të Londrës, deportimi mund ta çojë faturën në mbi 400 milionë sterlina.

Ministri i ri i Emigracionit ka refuzuar të japë shifra si për numrin e emigrantëve që do dërgohen dhe çfarë përfitimesh siguron Ruanda nga një marrëveshje e tille. Sipas vlerësimit të impaktit të kësja skeme deportimi thuhet se teorikisht, kostoja për dërgimin e 1000 emigrantëve në Ruanda, do shkojë në 169 milionë ose thënë ndryshe 169 mije sterlina për çdo emigrante, krahasuar me 106 milionë sterlina që do kushtonte kostoja e akomodimit të tyre në Britani për 1 mijë azilkërkues.

Mos harrojmë se Ruanda është 9 orë larg me avion nga Londra, ndërkohë që vetëm këtë vit kane mbërritur rreth 30 mije azilkërkues, pa harruar ata të vitit të kaluar në rreth 44 mijë apo ata që mund të vinë vitin e ardhshëm.

Sipas  gazetës The Guardin, nga 290 milionët e dhënë deri më tani nga Londra, vetëm £20 milionë kanë shkuar për kostot e përgatitjes se ambienteve pritëse të emigrantëve në Ruanda, ndërkohë që 270 milionë të tjera janë dhënë për “transformimin ekonomik të Ruandës”, si për arsimim, shëndetësinë, bujqësinë, infrastrukturën dhe krijimin e vendeve të reja të punës në vendin afrikan, si shkëmbim për arritjen e marrëveshjes mes Britanisë dhe Ruandës. Marrëveshje kjo që më parë Britania ja ofroj Shqipërisë, por që Tirana e refuzoi, pasi Kryeministri Rama, argumentoi për Top-Channel se “Shqipëria  nuk do jete kurrë një vend, ku vendet shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre”.

Lexo edhe :  Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Nuk është tashmë sekret se në korridoret e politikes britanike ka pakënaqësi për refuzimin shqiptar,  ndërkohë qe Tirana arriti marrëveshjen me Italinë për pritjen e refugjateve në territorin shqiptar. Edhe pse shifra reale e përfitimit të Shqipërisë nga marrëveshja me Romën ende nuk dihet, 270 milionët e sterlinave britanike dhënë Ruandës, kritikët mendojnë se do i kishin bërë mirë ekonomisë shqiptare, shumë që tashme i është depozituar nga Londra Ruandës, kur ende asnjë emigrante nuk është dërguar me avion nga Britania./O.S

Të fundit

Tetë orë, 250 këngëtarë…: “Veil of the Temple” i Tavener-it

Kush do të kishte guximin të vinte në skenë epikun koral të John Tavener-it? Ne bisedojmë me ekipin që...

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis...

Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025. Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë...

Përfundon restaurimi i Kalasë së Bashtovës me mbështetjen e BE

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot përfundimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Bashtovës, një prej monumenteve historike më...

Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të...

Lajme të tjera

Web TV