Tendencat e fundit të robotëve androidë dhe inteligjencës artificiale trazojnë rrjetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klipet e fundit të ‘tërheqjes së vëmendjes’ në rrjet po krijohen gjithnjë e më shpesh nga inteligjenca artificiale duke gjeneruar panik dhe informacione të rreme, që rrallëherë kuptohen apo denoncohen nga rregullatorët.

Thelbi i çështjes është se robotët me pamje njerëzore dhe inteligjencë artificiale po bëhen gjithnjë e më të frikshëm e të besueshëm.

Lëkurë qumështore, sy të zbrazët dhe tipare jo-natyrale në sfondin e muzikave deliririke, është tendenca e fundit në rrjetin që po habit shumë përdorues.

Ky stil i maskimit dhe influencimit te publikut përfshin krijuesit e përmbajtjeve që me makijazh veshin robotët super-realistë që luajnë në videot e shikuara miliona herë nga publiku.

Kultura popullore prej kohësh bënte lidhjen mes robotëve dhe frikës e mosbesimit, me shembuj klasikë si filmat Terminator në 1984, apo Ex Machina në 2014. Ndërsa sot çështja ka arritur deri aty sa nuk mund të kuptosh cila është e vërtetë dhe çfarë është e rreme mes informacioneve e videove te krijuara nga inteligjenca artificiale AI, dhe aktorëve te saj robotë humanoidë.

Ato mund të duken njerëzorë por në fakt nuk është kështu.

Shumë njerëz preferojnë të shikojnë objekte artificiale me pamje njerëzore, por jo kur ato nisin të duken aq njerëzore sa nuk dallohen dot nga i vërteti, shkruan rrjeti Al Jaseera në një reportazh.

Për shembull filmi muzikal Cats, i vitit 1998 adhurohej nga audiencat. Ndërsa një version i ri i të njëjtit film i publikuar në 2019 është përshkruar ‘i frikshëm’ prej përdorimit të panatyrshëm të inteligjencës artificiale ne zërin e figurën e tij.

Nuk dihen arsyet e fiksimit të shkencës me robotët dhe nxitjen e zëvendësimit te njerëzve prej tyre, por ato historikisht kanë qenë të frikshëm, sa më shumë që nisnin t’i ngjanin njeriut.

Lexo edhe :  YouTube penalizon përdoruesit që nuk duan reklama

Studiuesit thonë se kjo frikë e natyrshme e njeriut nga robotët vjen nga ngjashmëria e humanoidëve ‘me një person të vdekur që lëviz’.

Studiuesi Karl F Macdorman thotë se pamja e një androidi shqetëson njeriun sepse i kujton atij vdekjen.

Kjo shpjegohet me ndërtimin tonë neurologjik. “Truri ynë i proceson fytyrat në mënyrë të veçantë”, thotë ai duke iu referuar “efektit Thatcher” sipas të cilit tiparet nuk mund të mund të dallohen me në një fytyrë me kokë poshtë.

“Truri yt të paralajmëron se diçka nuk shkon ose se je në rrezik”, shton studiuesi.

Në 2021, Seymour dhe studiues të tjerë të inteligjencës artificiale kryen një studim ku pjesëmarrësit bashkëvepronin me avatarët e tyre me formë të ngjashme njerëzore. Pjesëmarrësit raportuan eksperienca pozitive, pasi sipas Seymour, ekspozimi ndaj video game dhe grafikave kompjuterike gjate viteve ka luajtur një rol.

Ai i atribuonte sikletin e personave me përmirësimet teknologjike dhe grafikave, ndaj avancimeve në “simulimin e dritës deh bashkëveprimin e saj me lëkurën.

Ai thotë se ky ishte një kapërcim i fortë ndaj realizmit për të cilin shumë nuk ishin të përgatitur.

Seymour se shqetësimet në lidhje me “njerëzit dixhitalë” janë më shumë në lidhje me shoqërinë drejt të cilës po shkojmë sesa për imazhet e gjeneruara në këtë mënyrë./O.S

 

FOTO GALERI
2/3

Të fundit

Irani tjetër kërcënim ndaj SHBA-ve: Nëse ndërhyjnë, do të hakmerremi ndaj agresorëve!

Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj SHBA-së, ndërsa Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konfliktin në...

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të japë ndikimin e saj tek...

Çfarë ishin naumachiae? Betejat spektakolare detare të romakëve të lashtë

Naumachiae riprodhoi betejat më të mëdha detare në historinë romake. Një nga spektaklet më të kërkuara (dhe të shtrenjta) në qytet. Kur bëhej fjalë për...

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u goditën në Izraelin qendror, verior...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Lajme të tjera

Web TV