Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irgen Çela, në spektaklin “DWTS”, tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat e të atit, jeta e të cilit ndryshoi rrënjësisht, por edhe betejat personale

“Data 4 gusht është njëkohësisht edhe data më e trishtë dhe më e lumtur në jetën time. Në 4 gusht të vitit 2000 prindërit e mi kanë bërë aksident automobilistik dhe gjithashtu, 15 vite më vonë, më 4 gusht 2015, ka lindur djali im”, e nisi rrëfimin konkurrenti i “DWTS”.

“Kur ka ndodhur aksidenti i prindërve unë s’kam qenë në makinë, por në Maqedoni, me ekipin e futbollit, sepse luaja futboll atëherë. Kur kam ardhur nga Maqedonia dhe pashë se babi nuk po më priste, aty e kuptova që kishte ndodhur diçka”.

Më tej vijoi:

“Ai sot ecën me paterica dhe ishte e dhimbshme ta shihje babin që nga një njeri që dilte, lëvizte, kishte një rreth shoqëror, të shndërrohej padashje, pa vullnetin e vet, në një njeri që ishte vetëm në krevat dhe që gjithë kohën luftonte me jetën dhe vdekjen”, duke shtuar: “Një periudhë kohe përpiqesha të rrija jashtë shtëpie, sepse aty atmosfera ishte më e rënduar”, tregoi aktori.

Ai tha gjithashtu se koncepti i tij për “heroin” ka ndryshuar qysh prej fëmijërisë dhe sot, heroi për të, është i ati.

“Do të doja që të më shoqëronte në vende të caktuara. Te “DWTS”, nëse babi do të ishte ulur atje në publik… s’e përballoj dot, edhe ai s’besoj se do e kishte të lehtë”, tha Irgeni i përlotur.

Irgeni e lidhi këngën e performancës “This is War” (“Kjo është luftë”) lidhet me luftën e botës së tij të brendshme dhe ia dedikoi babait, pasi ishte dhe ditëlindja e tij.

Lexo edhe :  E bija bën dedikimin prekës, ja sa vjeç do të bënte sot Dr. Flori

“Ka të bëjë shumë me luftën time të brendshme gjatë këtyre viteve dhe me luftën e babit, me atë që ka kaluar. Ba’, ky kërcim është për ty, ti je forca ime”, u shpreh aktori. Babai i tij, e pa për herë të parë në skenë, së bashku me të ëmën. Irgeni u emocionua shumë nga ky moment./E.Ç

Të fundit

Babai i Kiarës feston ditëlindjen, ja si e uron Luizi vjehërrin

Babai i Kiarës feston ditën e sotme ditëlindjen dhe përveç urimit të moderatores nuk ka munguar as urimi nga...

Mario Deda: Nga biseda e fundit me Zefin te të fshehtat e raportit me të vëllanë, Julin

Mario Deda i vogli i djemve të “Mjeshtrit të Madh”, Zef Deda i ftuar në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa ndau momentet e fundit...

Familjarisht në gjykatë, Malltezi dhe Berisha dalin me kërkesën e radhës

Ditën e nesërme në orën 11 gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës për të dalë nga arresti i shtëpisë. Seanca ishte...

“Daily Express” analizon Shqipërinë: Në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Një numër vendesh janë të etura për t’u bashkuar me bllokun dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtare me...

I dënuar me mbi 2 vite burg, ndalohet brenda Big Brother Albania konkurrenti

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV