Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes një lufte që i shkon përshtat “përkufizimit ligjor të gjenocidit”.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar si “mashtrime”.
Safadi, vendi i të cilit përkufizohet me Bregun Perëndimor dhe i pranoi shumicën e palestinezëve pas krijimit të Izraelit më 1948, theksoi se Izraeli ka mbjell urrejtje e cila do ta mundojë rajonin dhe përcaktojë gjeneratat e ardhshme.

Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.

“Ajo çfarë po shohim në Gazë nuk është thjesht vrasje e njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrim i vendbanimeve të tyre [nga Izraeli] por një përpjekje sistematike për ta zbrazur tërë Gazën”– tha Safadi në një konferencë në Doha, raporton REL.

Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, Eylon Levy, i hodhi poshtë akuzat e Jordanisë, duke thënë: “Natyrisht që këto akuza janë mashtrime dhe tepër fyese. Izraeli po lufton për të mbrojtur veten nga përbindëshat që e kryen masakrën e 7 tetorit, dhe qëllimi i ofensivës tonë është t’i sjellim para drejtësisë këta përbindësha dhe të sigurohemi që ata nuk mund ta lëndojnë më kurrë popullin tonë.”

Izraeli u ka bërë thirrje civilëve në Gazë të largohen nga fushëbetejat për sigurinë e tyre dhe dëshiron që edhe tjerët ta përsërisin këtë thirrje, tha Levy./E.Ç

Të fundit

Babai i Kiarës feston ditëlindjen, ja si e uron Luizi vjehërrin

Babai i Kiarës feston ditën e sotme ditëlindjen dhe përveç urimit të moderatores nuk ka munguar as urimi nga...

Mario Deda: Nga biseda e fundit me Zefin te të fshehtat e raportit me të vëllanë, Julin

Mario Deda i vogli i djemve të “Mjeshtrit të Madh”, Zef Deda i ftuar në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa ndau momentet e fundit...

Familjarisht në gjykatë, Malltezi dhe Berisha dalin me kërkesën e radhës

Ditën e nesërme në orën 11 gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës për të dalë nga arresti i shtëpisë. Seanca ishte...

“Daily Express” analizon Shqipërinë: Në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Një numër vendesh janë të etura për t’u bashkuar me bllokun dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtare me...

I dënuar me mbi 2 vite burg, ndalohet brenda Big Brother Albania konkurrenti

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV