Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot dhe stuhitë e forta goditën disa pjesë të Tenesit të shtunën. Ndërtesat u shndërruan në rrënoja dhe komunitetet mbetën në errësirë ​​kur moti ekstrem goditi pjesë të shtetit jugor të SHBA.

Tre nga rastet tragjike u raportuan në një periferi veriore të Nashville. Sipas BBC, dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën qytetin e Clarksville, rreth 50 milje (80.4 km) në veri-perëndim të zonës.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Joe Pitts, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë edhe të dielën.

“Ky është një lajm shkatërrues dhe zemrat tona janë thyer për familjet e atyre që humbën të dashurit”, tha ai duke shtuar “Qyteti është i gatshëm t’i ndihmojë ata në kohën e tyre të pikëllimit.”

Sakaq, 23 persona të tjerë në zonën përreth janë shtruar në spital, thanë autoritetet.

 Pothuajse 60,000 njerëz mbetën pa energji elektrike, sipas poweroutage.us.

Videot e postuara në mediat sociale treguan makina të përmbysura dhe pemë të shkulura dhe pjesë banesash, të cilat janë shkatërruar si pasojë e stuhive. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi ​​paralajmërime të shumta për tornado në Tenesi./kb

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV