Deklarim të rremë të pasurisë, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha, i hetuar për deklarim të rremë të pasurisë. Ish-prokurori akuzohet për “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”,

NJOFTIMI I PROKURORISE
Në funksion të hetimeve të procedimit penal nr. 2733/2019, në ngarkim të të pandehurit P.F., rezulton se janë përfunduar hetimet lidhur me akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pgr. 2, i Kodit Penal dhe në datën 05.12.2023 çështja i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për shqyrtim.
Shtetasi P. F., ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit iu nënshtrua procesit të rivlerisimit.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin P.F., ku u kërkua të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marjen e tij në cilësinë e të pandehurit./   S.M

Të fundit

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

“Ke rënë brenda ore kafshë”, Silvi-Romeos: S’po bëj lojë, më pëlqen Erjola

Gjatë një bisede në BBV3 Romeo ngacmon Silvin për Erjolën. Ai dhe Julia e pyesin nëse vërtet ka pëlqim për të apo thjesht e...

Trump shënon sërish fitore, nuk ndal sulmet për kundërshtarin e mundshëm Joe Biden

Donald Trump fitoi një sërë garash presidenciale republikane të shtunën, duke iu afruar më shumë faktit i të qënit kandidati i partisë në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV