Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin edhe për 7 deputetë të tjerë të opozitës. Deputetët ndaj të cilëve është kërkuar përjashtimi janë Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Luçiano Boçi si edhe Xhelal Mziu

Kjo kërkesë vjen pas seancave të tensionuara të zhvilluara në Kuvend, pasi opozita ka penguar vijimin normal të punës duke ndezur flakadanë dhe hedhur karriget në Kuvend.

Kujtojmë se Kuvendi ka bërë ndryshime në rregullore në lidhje me masat disiplinore ndaj një apo disa deputetëve, në lidhje me përjashtimet e tyre.

Deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës; kur përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Përjashtim deri në 60 ditë, do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit  brenda mjediseve të Kuvendit; kur kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6./   S.M

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV